Olsi i jep fund rrugëtimit në Big Brother, refuzon të përcillet nga banorët te dera e kuqe: Natën e mirë, u kry çdo sen
Olsi është banori i cili i jep fund rrugëtimit në Big Brother, duke humbur përfundimisht mundësinë për të fituar çmimin e madh.
Pas vendimit të publikut, Olsi ka zgjedhur të largohet menjëherë nga shtëpia pa u takuar me personazhet VIP, duke u kërkuar atyre të mos e përciellin te dera e kuqe ashtu sikurse bëjnë zakonisht. Më t’u larguar, Olsi u dërgoj një puthje fluturuese banorëve ndërsa me nota ironike është shprehur: Natën e mirë, u kry çdo sen.
Olsi: Jo mos lëvizni, mos lëvizni…
Ledioni: Olsi më vjen keq…
Olsi: Jo Ledion, të paktën do të bëj një orë gjumi të qetë. Mos lëvizni, mos lëvizni.
Egli: Të të përciellim…
G Bani: Nuk do ta respektosh traditën…
Olsi: Jo, jo… Nuk më pëlqen. Jeni njëri më i mirë se tjetri, se kush është më i mirë se kush gjejeni vetë. Natën e mirë. Mirupafshim, u kry çdo sen.
Pas largimit të Olsit, Gerta e ka konsideruar largimin e banorit të befasishme, ndërsa Danja e përlotur duke u shpreh se të jesh i kulturuar dhe të mos futesh në situata që nuk të takojnë aty mbetesh peng.
“Loja është e vështirë dhe shpesh shihja veten te Olsi”, tha ndër të tjera Danja.
Për Rozanën, në Big Brother janë për të luajtur dhe nëse do të jesh pasiv e kalon atë portë më shpejt se kushdo tjetër.