Olsi i jep fund rrugëtimit në Big Brother, refuzon të përcillet nga banorët te dera e kuqe: Natën e mirë, u  kry çdo sen

Olsi i jep fund rrugëtimit në Big Brother, refuzon të përcillet nga banorët te dera e kuqe: Natën e mirë, u  kry çdo sen

Olsi është banori i cili i jep fund rrugëtimit në Big Brother, duke humbur përfundimisht mundësinë për të fituar çmimin e madh.

Pas vendimit të publikut, Olsi ka zgjedhur të largohet menjëherë nga shtëpia pa u takuar me personazhet VIP, duke u kërkuar atyre të mos e përcjellin te dera e kuqe ashtu sikurse bëjnë zakonisht. Me t’u larguar, Olsi u fluturoi një puthje përshëndetëse banorëve, ndërsa me nota ironike është shprehur: Natën e mirë, u  kry çdo sen.

Olsi: Jo, jo, mos lëvizni, mos lëvizni…

Ledioni: Olsi më vjen keq…

Olsi: Jo Ledion, të paktën do të bëj një orë gjumi të qetë. Mos lëvizni, mos lëvizni.

Egli: Të të përcjellim…

G Bani: Nuk do ta respektosh traditën…

Olsi: Jo, jo… Nuk më pëlqen. Jeni njëri më i mirë se tjetri, se kush është më i mirë gjejeni vetë. Natën e mirë. Mirupafshim, u kry çdo sen.

Pas daljes së Olsit, Gerta e ka konsideruar eliminimin e banorit të befasishëm, ndërsa Danja e përlotur duke u shpreh se të jesh i kulturuar dhe të mos futesh në situata që nuk të takojnë mbetesh peng.

Loja është e vështirë dhe shpesh shihja veten te Olsi”, shtoi ndër të tjera Danja.

Për Rozanën, në Big Brother janë për të luajtur dhe “nëse do të jesh pasiv e kalon atë portë më shpejt se kushdo tjetër”.