Raporti Egli-Gjesti/ Opinionistët komentojnë marrëdhënien mes dy banorëve: Po bëhesh zëdhënesja e…
Duket se raporti i ri mes Gjestit dhe Eglit ka sjëllë shumë debate në shtëpi.
Arbër Hajdari dhe Neda Balluku kanë komentuar këtë raport, duke e quajtur shumë të bukur për t’u parë, por dhe me disa kritika.
Arbri: Unë kam parë disa herë Xumin që ka hapur sytë. Dhe unë si Xumi kam hapur sytë, por jo aq sa ai. Kutjoj gjithë deklaratat që Egli ka thënë gjatë gjithë kohës që nuk do të ketë një lidhje. Ajo që po them është që unë kam të gjithë të drejtën time që të jem skeptik. Uroj që kjo romanca të ecë sa më mirë, të martohen dhe të kenë fëmijë.
Egli, ke një prirje që ndaj Xumit të reagosh shumë ashpër. Nuk ka kuptim që të jemi shumë të ashpër. Ai që të ka shprehur një lloj pëlqimi… S’bëri gjë ai për të paedukatë. Në marrëdhënie me atë, je i prirur t’ia thuash direkt, ndërkohë që ai gjatë gjithë kësaj kohe të është sjellë mirë.
Neda: Egli, unë të vlerësoj shumë si vajzë për inteligjencën që ke. Çdo ditë dukesh shumë bukur. Ama dy gjëra mua nuk më bindin. Në radhë të parë do e nis nga fundi. Xumi i bëri Gjestit një koment, Aldo i bëri Gjestit një koment, Ledioni i bëri Gjestit një pyetje. Pse flet ti në emër të Gjestit? Ti mendon se ai nuk është i aftë që të mbrojë veten e vetë? Ke gjithë mbrëmjen që ti ndërhyn në çdo situatë. Kur flitet për të, duhet të kthejë përgjigje ai. Unë s’e justifikoj atë zgjedhjen gjatë ditëve që ai nuk hy dot në tualet pa ty, por t’i heqësh dhe të drejtën e fjalësh në Prime.
Gjesti, mendon se Egli ka një mirësie të tepruar, apo që kjo marrëdhënie po të shëron plagët?
Gjesti: Jo, shumë e mirë është sjellja.
Neda: Po mirë, atyre çunave që të kanë bërë koment… nuk më duket normale që Egli të flasë në emrin tënd.
Gjesti: Jo, askush nuk po më mbron. S’ka folur kush në emrin tim.
Neda: Mendoj se ju të dy jeni shumë të bukur për t’u parë. Unë jam një ndër të parët që dua që në atë shtëpi të shpërthejë dashuria. Por më duket e tepruar një sjellje pushtuese. Ai është një njeri që ka nevojë për lirinë e vetë dhe unë shoh që prej ditësh ti je zëdhënësja e Gjestit.