“Unë kam atë që ti s’ke”/ Si lindi debati i ashpër mes Gertës dhe Rozanës: Në një mënyrë ose tjetër, do bëhem nënë

Një debat i ashpër mes Rozanës dhe Gertës ka lindur gjatë kësaj jave.

Rozana iu drejtua Gertës se është nënë e dy fëmijëve, gjë që duket se e ka irrituar këtë të fundit, duke iu kthyer me frazën: “Unë kam atë që ti s’ke”.

Në Prime, ky debat u përcoll kështu:

Rozana: Në asnjë moment nuk i kam thënë rrugaçe. E kam dëgjuar nga disa banorë të shtëpisë. Unë Gertën e njoh prej kohësh, prej vitesh, sepse është motra e një mikeshe time shumë të mirë. I uroj që fëmijët t’i bëhen 100 vjeç ashtu si dhe Gerta. Jam munduar mos t’i fyej dhe i kam kërkuar falje këdo që kam prekur në kavo. Nuk e solla unë Gertën si nënë në shtëpi, por meqënëse Gerta e solli…

Gerta: Unë nuk të lë të manipulosh.

Rozana: Nuk jam vetëm unë në Shqipëri që s’kanë fëmijë. Nuk pyetet një grua pse s’ka fëmijë. Tregohu një grua e vërtetë dhe mbaj përgjegjësi.

Gerta: Fjalia në të cilën ti mu drejtuve ishte e qartë.

Rozana: Këtu jam unë e lënduara. Ky robi këtu nuk të lë të flasësh dhe kur ke të drejtë. Më solli babain tim, i cili nuk jeton më.

Gerta: Nuk mund ta lë që ta manipulojë këtë gjë.

Rozana: Unë ia kam thënë gjithmonë banorëve të shtëpisë, çfarë ndodh këtu, del jashtë. Nëse dikush manipulohet, publiku i ka parë 24 orë në 24. Uroj që kur të dalësh jashtë, të të vijë turp për atë që the. Ka shumë vajza si puna ime që nuk mund të kenë fëmijë.

Gerta: Nuk dua ta dëgjoj fare. Sepse s’jam këtu që të dëgjoj historinë e Rozanës. Nuk mund ta lë të manipulojë me këtë.

Marrëdhënia jonë nuk ka ardhur këtu nga histori doktorësh ose nga nënat që nuk kanë fëmijë. Burimi i kësaj ka ardhur nga një gjë tjetër. Nuk mund të dëgjoj histori doktorësh nga Rozana. Nuk e kam pasur fare në këtë lloj konteksti. Isha duke luajtur dhe më prishi lojën.

Rozana: Nuk janë lodër gratë që nuk mund të bëhen me fëmijë.

Gerta: “Ku e di ti që nuk është zgjedhja ime që nuk dua të bëhem nënë”, kështu ka thënë.

Rozana: Unë kam diçka që ti nuk e ke! E kam zemrën shumë më të madhe. Do them timen deri në fund. Ta di Gerta dhe ato jashtë që po luftojnë si puna ime. Të dojë Gerta ose jo, unë nga barku im ose nga një mënyrë tjetër, do bëhem nënë dhe pikë.

Gerta: Nuk besoj se të kam penguar unë me këtë Rozana. Unë isha duke luajtur me Olsin dhe Valbonën. Ngrihet zonja si xhandare dhe më drejtohet me gjuhë pazaresh. Më ke thënë që unë përdor gjuhë rruge.