“Shumë urime…”/ Banorët dhe Vëllai i Madh e surprizojnë për 43-vjetor, Gerti emocionohet pas videomesazhit të të bijës
01:34 - 19.01.2025
Gerti mbush 43-vjeç.
Të mbledhur të gjithë se bashku, banorët i kanë kënduar këngën e ditëlindjes “shumë urime” dhe më pas kanë pozuar para kamerës në Prime për një foto grupi.
Nga ana tjetër edhe Vëllai i Madh ka pasur një surprizë për banorin, duke i sjellë një videomesazh të së bijës që fikte qirinjtë e tortës për të atin.
“Edhe 100 babi dhe bashkëshorti më i mirë në univers, ne të duam pafund, je i mrekullueshëm. Të shohim përditë unë dhe Elodi“- u shpreh në videomesazh bashkëshortja e Gertit.