Egli hap kutinë e ‘Pandorës’/ Dy banorët që shkojnë në nominim ‘kokë më kokë’

Egli hap kutinë e ‘Pandorës’/ Dy banorët që shkojnë në nominim 'kokë më kokë'

Një natë e mbushur plotë surpriza Prime i kësaj të shtune, ndërsa në shtëpinë më të famshme është rikthyer këtë sezon të 4-ët kutia e ‘Pandorës’.

Egli ka qenë banorja e përzgjedhur për hapjen e kësaj kutie. Si gjithmonë krahas avantazhit, është edhe një “disavantazh”.

Me hapjen e kutisë, Egli përfitoi një udhëtim çift që tha se do të shkonte me mamin e saj. Ndërsa sa i përket “të keqes”, iu kërkua që të çonte dy banorë në nominim kokë më kokë, dhe ajo zgjodhi Xumin dhe veten e saj.