Babai i Loredanës surprizon banoren, kundërshton hapur lidhjen e saj me Jozin: Ti nuk e kupton, ai të ka vendosur një perde…
Debate, lot dhe shumë emocione Prime i kësaj të shtune, ndërsa ka qenë radha e Loredanës për të rrëfyer detaje nga jeta e saj në linjën e jetës.
“Periudha e qëndrimit në Big Brother ka qenë e mbushur me momente ku shpesh kam pyetur veten a po bëj mirë apo jo? A iavlen apo jo? Unë jam gati të mbroj gjithçka është e imja, por në këtë rrugëtim me Jozin ka qenë e pamundur sepse ishte kundër gjithçkaje që unë besoja. Në këtë formë ndoshta kam vendosur në rrezik edhe rrugëtimin tim për një çështje zemre. Në disa momente as nuk e kam njohur veten”- tha banorja.
Ndër të tjera, Loredana rrëfyer se momentet më të vështira në jetë i ka përjetuar në fëmijëri kur e ëma zbuloi se babai i saj kishte rënë pre e lojërave të fatit dhe humbi një shumë shumë të madhe parash. “Në ato momente mu shemb e gjithë bota”, tha banorja duke shtuar se: Babi vetëm ikte dhe vinte, ndërsa mami ishte gjithë kohën në depresion dhe vetëm qante.
“Momenti im më i vështirë ka qenë në moshën 12-vjeçare kur mami zbuloi se babi kishte rënë pre e lojërave të fatit, i kishte hyrë bixhozit dhe humbi një shumë shumë të madhe parash e cila ishte synuar për planet tona në Shqipëri. Në ato momente mu shemb e gjithë bota. Babi vetëm ikte dhe vinte, ndërsa mami ishte gjithë kohën në depresion dhe vetëm qante. Mirëpo nuk e lash kurrë familjen të shpërbëhej. Jam krenare dhe e lumtur që atë përkushtimin, dashurinë dhe forcën që pata për të mos e lënë familjen të shkatërrohej, solli që sot të kemi një lidhje të jashtëzakonshme me njëri-tjetrin. Një besim të jashtëzakonshëm. Këto ditët në Big Brother më kanë kujtuar pak atë vështirësinë, por ndjej edhe nevojën që ndonjë fjalë të ma ngroh zemrën. Më mungon babi sepse ai është i vetmi person që nuk ka nevojë që unë të flasë dhe më kupton. Ai thjesht e di si jam unë. Dua vetëm të shoh një shikim të tij. Më mungon mami dhe babi çdo ditë dhe kam me vete ngarkesën që ti bëj krenarë”- u shpreh ndër të tjera në klip Loredana.
Në përfundim të rrëfimit të saj, Loredana është surprizuar nga i ati, i cili kishte ardhur në oborr dhe po priste ta takonte. Teksa shprehu krenarinë për të, babai i banores tha se nuk është dakord për lidhjen e saj me Jozin.
Babai i Loredanës: Je afruar shumë me Jozin, erdhe për programin tënd, je vajzë shumë e mirë, shumë e rritur, më bëhet qejfi që t’i të ecësh në rrugën tende dhe jo të ndikohesh nga dikush tjetër që nuk e di a është apo jo për ty. Po të jetë për mirë, keni kohë që të njiheni me njëri tjetrin, por për këtu ti erdhe të bësh programin tënd dhe këtë të bësh.
Loredana: Unë rrugëtimin tim do e bëj, por ai është bërë pjesë e saj.
Babai i Loredanës: Nuk duhet të kishe arritur deri në pikë. Ti e di që unë s’të ndaloj, por ty të ka mbuluar, të ka vënë një perde por ti nuk e kupton. Megjithatë forca, se ti do i a dalësh, me një cik distancë siç të takon. Të bësh lojën tënde.
Loredana: Do t’i mbajë vëth në vesh këto.