“Homofob, jashtë orbite…”/ Neda përplaset ashpër me Gertin pasi i hapi derën e kuqe Bernardit: Turp i jashtëzakonshëm…
Gerti e ka pritur me entuziazëm eliminimin e Bernardit, aqsa ka vendosur ti hap atij derën e kuqe gjatë largimit nga shtëpia. Këto momente nuk janë pritur mirë nga një pjesë e banorëve dhe opinionistët, ndërsa Neda Balluku i është drejtuar duke thënë: Bravo ju qoftë atyre vajzave që u treguan burrnesha dhe nuk të lejuan ty të bësh një akt të fundit të turpshëm.
Sipas opinionistes, me sjelljen e tij në spektakël Gerti ka treguar se jo vetëm që është homofob, por ka një problem shumë të madh me edukatën qytetare dhe mbajtjen e urrejtjes.
Nga ana tjetër, aktori ka sqaruar arsyet që e shtynë të sillej në atë lloj forme kundrejt ish-banorit.
Ledioni: Pavarësisht mendimeve të këqija që keni në kokë, vendimin për të dalë apo jo nga shtëpia e merr publiku.
Gerti: Po, publiku i madh… U mor me një vajzë 3-vjeçare.
Ledioni: Gjuha që ti ke përdorur ndaj Bernardit e gjej aspak të pranueshme.
Gerti: Bernardi më ka marr kallamin nga dora dhe ka bërë një gjest që nuk do tia fal kurrë. Më ka përmendur një fëmijë 3-vjeç. Bernardi, turpi i familjes.
Rozana: Po ti çfarë nuk i ke thënë Bernardit…
Gerti: Do shkojë në shtëpinë time Bernardi, do shkojë të përballet…
Ledioni: Nëse shkon te shtëpia jote, besoj se do të jetë i mirëpritur ndryshe nga ç’ishte aty.
Gerti: As bëhet fjalë fare, do ta mirëpresim.
Neda: Bravo ju qoftë atyre vajzave që u treguan burrnesha dhe nuk të lejuan ty të bësh një akt të fundit të turpshëm.
Gerti: Nuk mund të flasim për fëmijtë nga mëngjesi deri në darkë.
Neda: Të kam thënë para ca javësh…
Gerti: Më thuaj çfarë ke bërë ti javën e parë kur ke qenë në Big Brother moj Neda. Jam kurioz të di çfarë ka ndoshur javën e parë me ty në Big Brother. Më trego që të marr shembull prej teje…
Neda: Ule zërin, ule zërin sepse s’kam mbaruar. Të kam thënë që je jashtë orbite dhe të kam pritur që të më vije si burrë dhe të më kërkoje pse-në. S’e ke bërë kurrë. Ti lojën e burrërisë e bën vetëm me Bernardin, i cili e ka marrë penalitetin e tij për atë gjest të cilin ta ka bërë para dy ditësh. Ti ke 3 javë, mos më shumë në atë shtëpi, që ke treguar se je një person tërësisht homofob. Problemi yt, jo vetëm që je tërësish homofob por ke bërë edhe një turp tjetër shumë të madh. Kur ishe te ambienti i kafesë, u ke thënë dy nga banorëve për Livian e cila në atë moment ndodhej në sauna; shiko si rri e shtrirë si paraplegjike, si dizabile. Turp i jashtëzakonshëm.
Jo vetëm homofob, por ke një problem shumë të madh me edukatën qytetare dhe mbajtjen e urrejtjes. As në lagjen time në Kavajën e viteve 2000, nënat dhe gjyshet e asaj kohe nuk shanin dhe mallkonin ashtu sikurse bën ti në atë shtëpi. Kështu që mendoi këto fjalë, reflekto për gjërat që bën.
Gerti: Sa paske pasur Neda moj motër…
Neda: Gerti, nuk jam motra jote. Dhe këtë punë kam, sepse jam opinionistja e Big Brother nëse nuk e ke kuptuar akoma.
Gerti: Mua me Bernardin më ka nisur historia që në momentin kur filloi të argumentonte midis tij dhe Amberit se pse ai e kishte pasur më të vështirë të dilte hapur për seksualitetin e vetë. Në përballjen me Amberin unë zgjodha me shumë kujdes ndaj Bernardit, ti jepja të drejtë Amberit sipas asaj që gjykoj unë. Fill pas kësaj bisede, Bernardi më etiketoi si bullist. Kjo ishte fjala e parë që nxorri nga goja dhe nuk ndali së më fyeri deri në pikën sa më tregoi familjen.