“Unë e dua…”/ Babai i Loredanës takon Jozin, i prerë për marrëdhënien e tij me të bijën: Shiko rrugëtimin tënd!
Babai i Loredanës pas një takimi me të bijën, në të cilën i ka shprehur hapur kundërshtinë e tij në lidhjen e sapoformuar të banores me Jozin, ka kërkuar të takojë edhe këngëtarin.
Pavarësisht se i tensionuar, Jozi ka vendosur të pranojë një takim me të, megjithëse në hapat e parë të një raporti romatik me Lorin. Pas shkëmbimit të fjalëve përshëndetëse, babai i Loredanës ka hyrë drejt e në temë duke i kërkuar Jozit të shikojë rrugën e tij, duke nënkuptuar mosdakordësinë me lidhjen e tyre.
Babai i Loredanës: Kisha dëshirë që ti të shikojë rrugën tënde. Nëse keni diçka, ka kohë që t’i shtyni më tutje ose t’i ndërprisni aty. Nuk më vjen mirë fare që të shikoj gjëra të kësaj natyre, ne jemi shqiptar, në kemi tradita.
Jozi: Do mundohem ta vlerësoj këtë që po më kërkon.
Vlen për tu përmendur se mes Jozit dhe babait të Loredanës përveç fjalëve përshëndetëse nuk ka pasur shtrëngim duarsh apo përqafim, çka indikon mikëpritje sipas traditave shqiptare.
“Unë Jozin e dua dhe nuk e fshij dot nga zemra, do mundohem të dëgjoj atë që më thotë të shikoj dhe rrugëtimin tim”, tha Loredana pasi babai u largua nga shtëpia e Big Brother.