“Gerta Gixhari, shembull denigrues”/ Livia përplaset ashpër me Gertin: O burracak, çfarë kam bërë unë që kam ardhur për të pastruar imazhin tim në Big Brother?

“Gerta Gixhari, shembull denigrues/ Livia përplaset ashpër me Gertin: O burracak, çfarë kam bërë unë që kam ardhur për të pastruar imazhin tim në Big Brother?

Një situatë e tensionuar ka qenë ajo e Livias me Gertën dhe Gertin mbrëmjen e sotme në Prime, ndërsa banorët kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin sa i përket lojës.

Sipas Livias, Gerta është një shembull denigrues dhe loja e saj për ta nxjerrë atë nga shtëpia është të thotë çdo herë që je nën strehën e Rozanës. E ndalur te Gerti, Livia e pyet drejtpërdrejt: “Çfarë kam bërë unë në atë emision (Përputhen) që këtu paskam ardhur në Big Brother për të pastruar imazhin tim?!”

Livia: Gerta Gixhari ofendon, ti je një shembull denigrues. Loja e saj për të eliminuar mua është të thotë çdo herë që jam nën strehën e Rozanës, ndërkohë që është parë se unë në asnjë moment nuk kam hyrë në mbrojtje të Rozana Radit.

Gerta: Çfarë thua moj?!

Livia: Kur e kam mbrojtur?

Gerta: Jo më larg se sot ti kishe situatën me Gertën, Rozana erdhi dhe ndërhyri në situatën tënde ndërkohë që ti u shmange totalisht.

Livia: Ti e ke sëmundje Rozanën, mbaron për të. Gerta Gixhari është pikërisht ajo pasqyra që kur më drejton mua fjalët paterica, zari…

Ledioni: Pra ti për Gertën ke zero konsideratë?

Livia: Po, sepse është një figurë që denigron personat.

Ledioni: Po për Jozin?

Livia: Ai e di që unë jam rritur pa baba, sepse ne kemi bërë një prezantim në ditët e para në Big Brother kështu dhe më ka thënë që ato fjalë nuk do ti dëgjosh kurrë. Tani si ka mundësi që vjen dhe mi thotë mua këto gjëra. Jozi është një person shumë tendencioz, hedh një kunjë dhe pastaj nuk ka pikën e burrërisë të mbajë përgjegjësi për atë që thotë.

Ledioni: Ndërkohë ti ke pasur një shkëmbim të ashpër me Gertin për shkak se ka shprehur diçka në lidhje me imazhin tënd. Sikur ti ke ardhur në Big Brother për të pastruar imazhin.

Gerti: Jo, jo… Ditën e tretë timen kur kam ardhur këtu jam ulur te ‘veza e së vërtetave’ dhe e pyeta, moj të ka ardhur dhëmbsuri ty për atë vajzë kur e pe në atë gjendje atje sepse po akuzohesh për një gjë që nuk mund ta besoj se një nënë me dy fëmijë të ketë këtë lloj shpirti që po të akuzojnë ty. Mu këput shpirti më tha, dhe unë po të isha kaq e keqe do t’i kisha shkuar nga mbrapa…Unë tha këtë gjë e kam sqaruar. Kur të kam folur unë ty sot, të kam thënë që ti njihesh për atë gjë, ashtu sikurse unë njihem për aktor. Për të bërë një diferencim mes nesh.

Livia: Për çfarë jam njohur?! Më ke thënë ‘turp i shoqërisë’.

Gerti: Jo, nuk të kam thënë kurrë.

Livia: Më ke thënë se arsyeja që unë jam njohur është ‘turp i shoqërisë’. Pra, të njihesh për atë që njihem unë është turp i shoqërisë?

Gerti: Jo, jo…

Livia: Pse e mohon, o burracak.

Gerti: Të lutem pse ma vë këtë gjë në gojë?! Të kam thënë teksualisht që ty të njohin për atë emision dhe këtë informacion e kam nga Gerta Gixhari.

Livia: Çfarë kam bërë unë në atë emision që këtu paskam ardhur për të pastruar imazhin tim?!

Gerti: Po nuk e ke këtë rëndësi për mua moj vajzë, se ke këtë rëndësi për mua.

Ledioni: Gerti, ke ti një konsideratë për Livian?

Gerti: Sigurisht, ka pasur një moment që më ka ardhur te lavanderia dhe më ka thënë nuk di se çfarë po ndodh me mua dhe me Rozanën.

Livia: S’ka qenë ashtu fare, ai mundohet të blej te unë për Rozanën.

Gerti: Unë të kam thënë gjithmonë që krijo identitetin dhe figurën tënde.

Ledioni: Gerti, nuk iu përgjigje pyetjes time. A ke apo jo konsideratë për Livian?

Gerti: Sigurisht që po, pata një konsideratë por që në momentin kur e pash të atashuar me Rozanën ndryshova mendim. Kur ajo filloi të kërkonte një çlirim, pata një konsideratë sepse më vjen mirë të shoh njerëz që kanë një mendim të lirë.