“Je turp i shoqërisë”/ Livia përlotet pas gjuhës denigruese të Gertit, Rozana e ashpër me banorin: Kur ke qenë gjysmë i zhveshur…

“Je turp i shoqërisë”/ Livia përlotet pas gjuhës denigruese të Gertit, Rozana e ashpër me banorin: Kur ke qenë gjysmë i zhveshur...

Gerti dhe Livia kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin sa i përket gjuhës së tij denigruese të përdorur ndaj banores kur tha “ti je turp i shoqërisë, ke ardhur këtu për të pastruar imazhin”.

Ndërsa Livia e konsideroi Gertin një burracak që nuk pranon ofezat që ka hedhur në drejtim të figurës së saj, Rozana dhe G Bani u shprehën se përveç fjalorit denigrues, aktori ka pasur edhe sjellje të pahijshme ndaj banores. Gjithë situata ka bërë që Livia të shpërthej në lot.

Livia: Ka dashur gjithmonë të më blejë, më thoshte hiqu nga Rozana.

Gerti: Nuk është e vërtetë.

Rozana: Ti mendon se nuk shikohen gjërat! Ti kujton se atë që krijon në kokën tënde, mund të vish ta thuash në Prime.

Ledion: A ke ti konsideratë për Livian?

Gerti: Sigurisht që jo. Kam dëshirë ta shoh të lirë.

Livia: Aq sa më shan…

G Bani: Sa herë kalon Livia, Gerti bën komente dhe e sheh në mënyrë agresive.

Rozana: I ke thënë hajde te Lali, kur ke qenë gjysmë i zhveshur.

Laerti: Debate që nuk i përkasin Big Brother VIP, me atë fjalor që përdor.

Neda: Unë mendoj se ju të dy e keni ngatërruar Big Brother VIP. Livia, unë ty të njoh pak më herët dhe unë e di kush je ti, mami të ka dhënë dhuratë ekzemplare. Ti nuk i bën dëm askujt, dhe te emisioni nuk bëje intriga dhe skema. Nga ty, e di që nuk të vjen asnjë e keqe. Ti ke të gjithë potencialin të bësh Big Brother-in tënd, duhet të jesh e lirë, nuk ke pse je o me Gertën, o me Rozanën. Duhet të bësh debatet e tua, pa të ndërhyrë të tjerët.