Braktisën lojën, G Bani debaton me banorët, përplaset ashpër me Tirin: Hajde dalim jashtë…

Braktisën lojën, G Bani debaton me banorët, përplaset ashpër me Tirin: Hajde dalim jashtë…

Banorët kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin sa i përket thyerjes së rregullave të lojës. Ndërsa Danja u ka tërhequr vëmendjen për sjelljen e pahijshme Rozanës dhe G Banit, banori është shprehur se do t’i prish lojërat sa herë të dojë. Britmat e G Banit kanë trembur Tirin, i cili i kërkoi të mos bërtiste si kafshë pylli.

Ndërsa i bëri thirrje t’i kërkonte ndjesë për komentet e bëra dhe ka tentuar të largohet për në dhomën e gjumit, Tiri ka qëlluar G Banin me jastëk duke i bërë thirrje të mos ja hidhte pranë. Në atë moment gjërat kanë degraduar në konfrontim, ku G Bani i tha Tirit: A dalim jashtë tani? Hajde dalim jashtë…

Danja: Ti u tërhoqe, aty nisi debati ynë. Unë nuk jam dakord që ato inatet që keni ju të dyja ti hamë ne. Dua të nënvijëzoj që nuk ishit ju të dy që rastësisht u sulmuat nga ne, por ishim 16 të tjerë që jo ju akuzuam por ju thamë që na lini ta çojmë një lojë deri në fund. Pra, mos na bëni rolin e viktimës sepse këtë gjë e nisët ju të dy. Ti duhet të vije e nderuar dhe të më thoshe si lider…

Rozana: Bravo, bravo…

Danja: Bravo? S’kam mbaruar. Këtë bravo, kur të mbarosh ti do të të them unë bravo. Unë s’kam mbaruar.

Rozana: Po, po të dëgjoj.

Danja: Më dëgjo me kërshëri.

Rozana: Po të dëgjoj, por s’po na thua ndonjë gjë.

Danja: Le ta gjykojnë të tjerët, ti vazhdo me terezinë tënde. Kur duam të bëjmë një lojë na lini të bëjmë një lojë, sepse jemi të gjithë njerëz të televizionit dhe sa më bukur të jemi sa më interaktiv me njëri tjetrin, jo vetëm përmes sherreve sepse na ka ardhur në majë të hundës. As nuk flasim dot, as nuk argumentojmë dot me ju sepse zëri ngrihet aty ku s’mban më.

Rozana: Ke një javë që bën shefen dhe vjen për çdo gjë; kujdes mos bërtisni këtu, kujdes këtë pjatën mos e vendosni aty, kujdes këtë valixhen mos e vini këtu. Këtu nuk je në shtëpinë tënde, këtu bashkëjeton me shumë persona dhe unë kam të drejtë të bëj si në shtëpinë time, nuk marr urdhra nga ty fare.

Ledioni: Po Rozana po, por nëse ajo nuk është në shtëpinë e saj dhe nuk bën dot ashtu sikurse do ajo, as ti nuk mund të bësh si do ti. Pra aty jeni të barabartë të gjithë.

Danja: Shumë faleminderit Ledion, këtu rregullat për të bashkëjetuar shumë pak vetë i dinë.

Ledioni: Ti që je dashamirës i lojërave, si e pret prishjen e lojës?

Gjesti: Është gënjeshtër që Rozana ka qenë me cikël sepse pse të krijosh kaq shumë probleme. Edhe në pishinë ishe hyr-del, hyr-del.

Rozana: E sqarova, ku e kishe mendjen?!

Gjesti: Një moment, sa për G Banin Gerta ta dha mundësinë

G Bani: Do ta lë prapë lojë, prapë do ta lë përgjysmë. Sa herë të dua unë… Do ta prish sa herë të dua unë.

Tiri: Na trembe…

G Bani: O Ledion, Tiri po më thotë që nuk kam frikë nga ty por na trembe.

Ledioni: Të thotë na trembe sepse realisht na trembe sepse po bërtet shumë.

G Bani: Po çfarë të bëjë kur nuk dëgjohem?!

Tiri: Isha duke ndenjur në qetësi kur ky ngrihet si kafshët e pyllit ‘do ta prish, do ta prish’.

G Bani: Tiri thotë ‘po bërtet si kafshët e pyllit’, por më është marr zëri duke u marr me kafsh si Tiri.

Ledioni: O G Ban, po lëre Tirin tani.

G Bani: Për çfarë jam unë kafshë?! Të kërkoj falje…

Ledioni: G Ban, shko te dhoma e gjumit.

Tiri: Mbaje jastëkun, mos ma hidh mua. Budalla…

G Bani: Çfarë bëre, ta hodha unë jastëkun ty?

Tiri: Po, ti ma hodhe…

G Bani: A dalim jashtë tani? Hajde dalim jashtë…

Ledioni: Atëhere shoqëroheni pak G Banin te dhoma e gjumit…

G Bani: O Ledion, unë nuk i kam hedh jastëkun dhe as nuk e kam quajtur kafshë pylli.