“Meqë jeni sjellë si shpellarë”/ Hapet zarfi i zi, 4 banorët që thyen rregullat futen në ‘shpellë’, kush do të eliminohet të shtunën

Meqë jeni sjellë si shpellarë/ Hapet zarfi i zi, 4 banorët që thyen rregullat futen në ‘shpellë’, kush do të eliminohet të shtunën

Hapet zarfi i zi. Për shkak të sjelljeve denigruese dhe fjalorit të pahijshëm, Vëllai i Madh ka ndërmarrë masa ndëshkuese për disa nga banorët që kanë thyer rregullat në mënyrë përsëritëse.

Vëllai i madh ka konstatuar se disa prej jush, në mënyrë të përsëritur, nuk kanë zbatuar rregulloren e ‘Big Brother VIP’. Sjellja nga ajo që pamë janë rreptësisht të ndaluara në një format që ndiqet nga miliona shqiptarë në të gjithë botën. Për këtë arsye, Vëllai i Madh ka vendosur që G Bani, Gjesti, Klajdi dhe Rozana, me qëllimin e reflektimit dhe përmirësimit të sjelljes së tyre, nga ky moment deri në një kohë të pacaktuar, do të jetojnë në një pjesë tjetër të shtëpisë”, ishte përmbajtja e zarfit të zi.

Katër banorët u dërguan në një ‘shpellë’, meqë “janë sjellë si shpellarë”, sikurse u shpreh moderatori Ledion Liço.

Krahas jetesës në shpellë, G Bani, Gjesti, Klajdi dhe Rozana janë në nominim ‘kokë më kokë’ me njërin-tjetrin dhe njëri prej tyre eliminohet të shtunën.