“Në këtë rrugëtim kërkova miqësi…”/ Gerti pas eliminimit nga gara: Kur doja ndihmë, më braktisën pikërisht dy miqtë e mi
Gerti është banori i eliminuar mbrëmjen e sotme, duke i dhënë fund rrugëtimit në Big Brother VIP.
Në një intervistë të shkurtër në studio, Gerti ka rrëfyer faktorët që ai mendon se e penalizuan në lojë, dhe brengën e tij.
“Në këtë rrugëtimin tim 20 ditor, Rozana Radi nuk ka marrë një përkrahje. Jam anatemuar sepse nuk mbajta dot një pozicion timin. E lashë të gabonte një herë, dy, tre herë dhe nuk mora kurrë një feedback mbrapa. Kjo gjë la te unë një brengë. Por në momentet që vërtetë kisha nevojë për një shok që të më thoshte diçka, nuk e kisha. Kishin ikur 20 ditë dhe këtu po të iku momenti, nuk e kap dot më. Kërkova një miqësi, një fjalë aty një fjalë këtu me qëllim që të orientohesha dhe të gjithë këtë rrugëtim e kam bërë instiktivisht. Kur prita të më ndihmonin për diçka, sidomos për buxhetin, më braktisën pikërisht dy miqtë e mi. Kjo ishte e pafalshme sepse buxheti nuk ishte diçka e lehtë. Me të do të ushqehemi të gjithë. Ndaj mu duk tepër e ulët kjo dhe ata e bënë vetëm për të marrë vëmendje“- tha Gerti.