“O pusht”/ G Bani i ofenduar, shpërthen ashpër ndaj Gertës
Momenti kur Rozana dhe G Bani hoqën dorë nga loja e “Vëllait të Madh”, me krijimin e qeverive në shtëpi dhe banorëve iu kërkua të dorëzojnë cigaret, shkaktoi përplasje të forta, deri te ofendimet kundrejt njëri-tjetrit.
G Bani mbeti i ofenduar nga termi ‘pusht’ që iu tha nga Gerta. Gjatë spektaklit të sotëm, Gerta sqaroi se e përdori këtë term për të cilësuar banorin dredharak në lojë, pa dashur të përcjellë nënkuptime të tjera.
G Bani: Arriti situata deri aty, Gerta më tha hajde negociojmë. Kur solli Danja zarfin e kuq, shpresova se do hiqte fjalën e pahijshme që tha në oborr dhe do të negocionim.
Gerta: Kam dashur t’i them njeri dredharak, i ligë, që punon me shumë porta prapa krahëve.
Ledion: Ku u tërhoq Rozana, nuk pate mundësi të diskutonit?
Gerta: I kam thënë G Banit dhe s’ka pranuar se mendon se unë kam gabuar aq rëndë, sa ka dashur që të diskutohet shumë në Prime. Te dhoma e rrëfimit jam futur disa herë, i kam thënë të lutem më shpjego me fjalor fjalën pusht, pyeta dhe Laertin, nuk kishte fare lidhje me atë si e ka interpretuar ai.