“E kam vetëm një herë kur isha 6-vjeçe”/ Livia rrëqeth me rrëfimin e saj emocionues për të atin: S’kam asnjëlloj hatërmbetje, ai është babi im…
Livia ka rrëqethur me rrëfimin e saj emocionues për të atin, i cili ishte larguar nga jeta e saj kur ajo kishte qenë vetëm një foshnje 1-vjeçe, dhe raportin e saj me të ëmën.
Duke folur për eksperiencën e ritakimit me të atin, banorja rrëfen sa e frikësuar ishte dhe se si shpërtheu në lot pasi po largohej krahas tij me tren. Në përfundim Livia ka treguar se nuk ka asnjëlloj hatërmbetje me të atin, pavarësisht shenjës që ka lënë mosprezenca e tij në jetën e saj.
“Nuk kam gjë kundër babit tim. Mund të ketë pasur problemet e veta. Në qoftë se ai do edhe mund të njihemi sepse unë jam e madhe dhe mund të flasim për shumë gjëra që ndoshta nuk mund të mi thoshte e vogël”- është shprehur ndër të tjera banorja duke shtuar se e ëma i ka folur shumë për të, duke i vënë në dukje se është kopja e tij.
“Sa e vështirë është për mua të jem këtu. Mamin unë e kam të ngjitur në lëkurë. Për babin tim unë nuk mbaj mend asnjë gjë. E kam vetëm një herë kur isha 6 vjeçe. Çfarë ndodh tani?! Normalisht një vajzë 6 vjeçe, shumë e lidhur me mamin, sheh një person që nuk njeh. Ideja që do të ndahej nga mami, kam qarë aq shumë. Hipa në tren me babin që nuk e dija se ishte babi im. Ai nuk ishte në jetën e përditshme dhe unë po shihja mamin që po reagonte kur hipa në tren. Kam qarë aq shumë, më mungonte mami im. Isha në një shtëpi të huaj për mua, as gjyshen nuk e njihja. Kisha për të ndenjur një javë, ndenja dy ditë. Kam një mam që ka bërë më shumë si babë sesa si mama. Është shumë e vështirë kur një prind nuk e njeh fare dhe je ndarë me të kur ke qenë 1-vjeçe. Unë flas për një person të huaj sepse nuk kam një kujtim nga ai. Për pjesën e babës tim, më vjen keq që unë nuk jam si vajzat e tjera. Eksperiencat çfarë kam parë, vajzat kanë lidhje shumë të fortë me babin. Unë se kam takuar më kurrë. Nuk kam ditur asgjë për babin tim. Kuriozitetin e kam pasur gjithmonë, është një lidhje të madhe sepse bëhet fjalë për babin. Dhe sidomos që mami më ka thënë që ka kam këputur kryet komplet. Jam identik si babi im. Unë nuk e kam kërkuar kurrë në rrjetet sociale që ti them ‘babi jam Livia’, por më ka kërkuar djali i vetë dhe më ka nisur një fotografi si për të thënë ‘ja ky është babi’. Ishte shumë i vjetër, nuk e prisja ashtu. Nuk kam pasur kurrë mësimet e një burri në shtëpi. Unë jam rritur në një botë rozë, kështu që ajo pjesa që një baba mund të të ruaj dhe të kuptosh shumë gjëra, unë nuk e kam pasur dhe gjithmonë kam menduar që po të kisha pasur babin tim do të kisha ditur pak më shumë. Me gjithçka ka ndodhur, kam menduar që po të kisha pasur babin, ndoshta do të isha respektuar pak më shumë. Një djalë, sidomos një djalë shqiptar kur rri me një vajzë ndjen edhe një përgjegjësi ndaj figurës së prindit, babës më shumë, që të ketë një sjellje të mirë ndaj saj. Jam edhe pak e stepur sepse mendoj, mendoj, pastaj them çfarë duhet të bëj unë në qoftë se më flet. Unë zërin e babit e kam në vesh, e njoh, e kam atë ngjyrën e zërit të tij në vesh. Janë gjëra që ndodhin, dhe unë për mënyrën se si më ka edukuar mami im dhe folur për të, nuk kam gjë kundër babit tim. Mund të ketë pasur problemet e veta. Në qoftë se ai do edhe mund të njihemi sepse unë jam e madhe dhe mund të flasim për shumë gjëra që ndoshta e vogël nuk mund t’mi thoshte. Tani mund t’i më tregojë të gjitha, çfarë të ketë qejf. Jam shumë kurioze të njoh personin që i kam këpurtur kryet. S’kam asnjëlloj hatërmbetje, ai është babi im”- tha Livia në rrëfimin e saj.