Klajdi eliminohet nga gara për çmimin e madh, banorët në lot: Një gabim bëri dhe…

Klajdi eliminohet nga gara për çmimin e madh.
Në një nominim të fortë përball Gjestit, Rozanës dhe G Banit, për shkak të një zarfi të zi të ndërmarrë si masë disiplinore nga Vëllai i Madh si pasojë e thyerjes së rregullave nga të katërt, Klajdi ka lënë garën.
Pas dhënies së verdiktit të publikut, një pjesë e banorëve si Laerti, G Bani dhe Rozana janë përlotur për largimin e banorit ndërsa në nder të tij i kanë dhënë një duartrokitje gjatë daljes te dera e kuqe.
Rozana: U kënaqëm shumë te Shpella. Përqafo mamin dhe forca…
Gjesti: Më fal për çdo gjë që të kam thënë aty..
Klajdi: Asgjë.
Klajdi-Gertës: Pipiruqe…
Gerta: Kjo është loja, por jam shumë e prekur për ikjen e Klajdit. Nuk kam fjalë të tjera.
G Bani: Një gabim bëri dhe vajti sikur nuk e meritonte sepse ky nuk është Klajdi.