U eliminua nga gara, Klajdi i përlotur surprizohet nga transformimi i shtëpisë së tij pas daljes nga Big Brother VIP: Vetëm Laerti…
00:25 - 02.02.2025

Klajdi i ka dhënë fund rrugëtimit në Big Brother, duke u eliminuar nga gara për çmimin e madh.
Mirëpo, pavarësisht rezultatit në garën e fortë, banori gjatë prezencës në studio është përballur me një surprizë e cila e ka lënë të përlotur. Pamjet video të shtëpisë së tij, të transformuar pas ndihmës nga Top Channel dhe Fondacioni “Fundjavë Ndryshe” i Arbër Hajdarit.
Por edhe në këtë rast Klajdi nuk e humbi humorin, teksa me batutë tha: Jeni të gjithë të mirëpritur, mami im di të bëjë disa patëllxhan të mbushur shumë fantastik, e kam realisht. Mirëpo, vetëm Laerti do të flejë aty.