“Lojtarë strategjikisht shumë të dobët…”/ Opinionistët “kryqëzojnë” banorët pas vendimit unanim për t’i dhënë Gertës një mundësi të dytë

Lojtarë strategjikisht shumë të dobët.../ Opinionistët kryqëzojnë banorët pas vendimit unanim për t'i dhënë Gertës një mundësi të dytë

Vëllai i Madh ka hapur një televotim, përmes së cilit publiku do të vendos nëse do të rikthejë Gertën në shtëpi. Vendimi është marrë me aprovimin unanim të banorëve, çka ishte deri diku e papritur, pasi shumica prej tyre ‘kryqëzuan’ veprimin e banores.

Por si e komentuan opinionistët vendimin e banorëve?

Ndërsa për Arbrin, me vendimin e marrë banorët treguan se janë strategjikisht shumë të dobët, për Nedën problemi është mungesa e theksuar e vërtetësisë dhe aftësia qesharake për të përdorur çdo situatë.

Ledioni: Nga pikëpamja ime personale, ju keni shumë llafe por zero vepra. Tjetër gjë thoni para 5 minutash, tjetër gjë vendosni kur vjen puna për të vendosur, dhe vazhdoni ‘llapa-llapa’ pas vendimit që morët. Është hera e parë në këtë edicion që ka unanimitet për diçka sepse nuk ka pasur unanimitet për asgjë, për asnjë provë apo lojë. I thatë asaj zonjës të gjithë të zezat që mund ti thuhen dikujt dhe papritmas kur vjen puna për të dalë qëlibar para publikut, thoni ‘po, t’ja japim një shans’. Më vjen keq për ju, por nëse akuzoni atë që keni përballë për dy fytyra, shiheni ndonjëherë veten në pasqyrë.

Arbri: Është shumë e vërtetë. Hera e parë që bien dakord dhe kjo tregon që strategjikisht janë shumë të dobët. E gjithë situata duket si një qasje për t’i thënë publikut që ne jemi shumë pozitiv, ndërkohë deri para pak minutash ishin të gjithë: Duhet të dali, duhet të iki, madje as mos diskutoni fare. Më kanë lodhur sepse as nuk donin ti jepnin muhabet, duke pritur vendimin që Vëllai i Madh mori, ndërkohë që tani për të rrëmbyer vëmendjen e publikut si strateg, përpiqen të tregojnë se duan të bëjnë një lojë të dinjitetshme.

Rozana: Kur jemi pyetur për Gertën kur u bë gjyqi, jemi pyetur kush ka gabim. Mora vesh që Gjesti shkoi në spital, në momentin që ka ardhur dhe ishte me ilaçe, thashë që djali qenka keq dhe fajin e ka Gerta. Nëse ju dëshironi ne mund të vëmë një ngjitëse dhe një palë syze që të mos shohim, por unë po bëj çfarë ndjej dhe çfarë dua dhe mbroj atë që ndjej dhe dua.

Arbri: Edhe unë mbroj mendimin tim, dhe strategjikisht jeni shumë dobët.

Neda: Unë nuk e kam problemin te strategjia e dobët, por mungesa e theksuar e vërtetësisë që keni dhe aftësisë qesharake për të përdorur çdo situatë sepse nuk keni një mendim të saktë dhe një auteticintet tuajin. Përdorët incidentin, tani përdorët edhe mundësinë. Ju vetëm përdorni nga fillimi deri në fund dhe as mbani qëndrimet tuaja dhe as jeni koherent.

Po të jeni të sinqertë, ndaloni nga nesër të përdorni çdo situatë të mundshme nga vajtimi i kukuvajkës, deri te pjesa e zarfit sepse na dolët tani të gjithë me respekt të theksuar për Gertën që ça si keni thënë.