Një takim i veçantë në “Bujtinën e Vitës”/ Pas rrëfimit drithërues, Danja surprizohet nga njerka dhe i ati: Na ke bërë krenarë…

Një takim i veçantë në “Bujtinën e Vitës”/ Pas rrëfimit drithërues, Danja surprizohet nga njerka dhe i ati: Na ke bërë krenarë...

Pas rrëfimit emocionues në linjën e jetës, Danja është surprizuar nga nëna që e rriti; Vita. Në një organizim të veçantë në “Bujtinën e Vitës”, emëruar kështu për shkak të gatimeve të saj të mrekullueshme, Vëllai i Madh mundësoi një takim special mes tyre.

Me ta parë, Danja ka vrapuar menjëherë në krahët e Vitës për ta përqafuar, ndërsa kjo e fundit i rrëfeu se sa krenarë ishin me të.

Ne të mbështesim shumë të gjithë, na ke bërë krenarë. Shtëpia është bosh pa ty. Më ka munguar përqafimi yt”- i tha Vita, moment që u shoqërua me më tepër përqafime, teksa Danja me shumë dashuri i tha: A të vdes unë për ty…

Mirëpo, Vita nuk kishte ardhur vetëm. Bashkë me të në ‘Bujtinën e Vitës’ kishin ardhur shumë ushqime të mira. Nga brumrat, te pastat, të gjitha të preferuarat e Danjës të përgatitura nga duart e nënës së saj, pasi ajo ishte shprehur se i kishin munguar shumë ushqimet e Vitës.

Por surprizat nuk përfundojnë këtu. Pas takimit tepër emocionues, Danja është kthyer në shtëpi ku është befasuar nga babai i saj që qëndronte ulur mes banorëve. Gjatë takimit me të bijën, zoti Bardhok ka pasur edhe një këshillë për banorët.

Danja: O baaa, po ti këtu? Paskeni ardhur familjarisht, ka ndonjë tjetër…

Babai i Danjës: U takove me Vitën?

Danja: Po. Më fal për cigaren…

Babai i Danjës: Të kam falur. U thashë edhe të gjithë banorëve që mendohuni. Kam respekt për të gjithë sepse kjo është një lojë, por loja mbaron dhe do dilni nga kjo shtëpi. Kështu që i lini vend njëri-tjetrit që të takoheni edhe jashtë kësaj loje. Këto thikat e mprehura të dëmtojnë shumë. Prandaj, më qetë dhe më argumenta mendoj unë. Suksese dhe fitoftë më i miri. Vajza, sikurse e dini… e keni shembull, ndaj mundohuni sa më shumë t’i bini kokës. Kaq.