Vëllai i Madh organizon lojë, banorët të ndarë në çifte sfidojnë veten për të fituar buxhetin e javës
01:10 - 05.02.2025
Vëllai i Madh ka organizuar një lojë përsa i përket ndarjes së buxhetit për këtë javë. Katër banorë janë selektuar nga opinionistët për të marrë pjesë në një sfidë ushqimi.
Neda ka zgjedhur si çiftin e parë Aldon dhe Loredanën. Arbri nga ana tjetër zgjodhi Jozin dhe Eglin.
Çifti i Jozit dhe Eglit, si persona në formë dhe që merren gjithë kohën me stërvitje, kanë vendosur që në këtë sfidë të konsumojnë hamburgerët e “Heb’s”, të përgatitura nga Aldo dhe Loredana.
“Banorë me sa ju pash unë nga studio nuk ishit mirë, madje ishit për faqe të zezë. Gjithsesi Vëllai i Madh do t’ua thotë nesër se sa buxhet përfitoni”- tha moderatori i spektaklit Ledion Liço.