“Zgjidhni të preferuarin”/ E gjithë shtëpia në nominim, kush do të dalë të martën?
01:40 - 05.02.2025
Një televotim është hapur në përfundim të spektaklit të sotëm, përmes së cilit publiku do të ketë mundësinë që deri të martën e ardhshme të zgjedh personazhin e preferuar.
Në nominimin e përgjithshëm në të cilin është përfshirë e gjithë shtëpia, do të dalin tre të preferuar.
Me pyetjen “zgjidhni të preferuarin”, publiku ka mundësinë të zgjedh dhe banori më pak i preferuar do të lërë shtëpinë.