Sfida e Storm dhe qëndrimi ‘stoik’ i katër banorëve, surprizë për Eglin dhe Gjestin, marrin edhe ata 2500 euro

Një sfidë fantastike është realizuar nga banorët e Big Brother, ku veçanërisht Gerta dhe Livia dhe Gjesti e Egli kanë rezistuar 16 orë në këmbë, në sfidën e Storm.

Në fund dy çiftet vendosën që fituesi të shpallej nga hedhja e një leku, dhe fati ishte në anën e Gertës dhe Livias, duke fituar 5 mijë euro.

Ndërkohë në spektaklin e sotëm, Ledioni njoftoi se Storm ka vendosur që edhe për Gjestin dhe Eglin t’u jepet 2500 euro, për shkak të angazhimit dhe vendosmërisë që treguan.