“Bën goditje poshtë brezit për të më ulur si lojtar”/ Rozana ‘përplaset’ me Laertin: Më e fortë në lojë është Gerta!

Rozana ka debatuar ashpër me Laertin sa i përket komenteve të këtij të fundit në dhomën e rrëfimit për lojën e banores. Sipas Rozanës, Laerti ka frikë t’i thotë gjërat në sy. Nga ana tjetër, banori është shprehur se aktorja përdor informacione nga jashtë, duke bërë goditje poshtë brezit për ta dobësuar si lojtar.
Në kundërpërgjigje, Rozana theksoi se “konsideratën që kam për Laertin do ta kem deri në fund të Big Brotherit dhe nuk do të përdor kundër tij gjëra nga jashtë ashtu sikurse bëri Laerti, pavarësisht se nuk i pëlqeu kur ja bënë atij”. E pyetur se kush është më i fortë në lojë Gerta apo Laerti, banorja u përgjigj pa hezituar se Gerta.
Pjesë nga biseda:
Rozana: Të gjitha gjërat që thotë Laerti i mohon menjëherë një orë pasi mbaron Prime. Ne kemi bërë një bisedë te lavanderia dhe të gjitha gjërat Laerti ka pasur mundësinë të mi thotë në sy, por nuk e ka parë të arsyeshme të bëjë një gjë të tillë. Preferon të shkojë në dhomë të rrëfimit. Unë këtu marr fuqinë të them se Laerti ka frikë të mi thotë gjërat në sy.
Ledioni: A ka shanse që gjatë debateve që ju keni, të nxjerrësh nga këto që Laerti thotë goditje poshtë brezit? Marrë shkas edhe nga fakti që ju njihni më herët…
Rozana: Unë nuk mendoj që Laertin e godas poshtë brezit. Ai e di mirë afeksionin që unë kam për të si djalë. Unë nuk kam për t’i nxjerr kurrë gjëra Laertit dhe as nuk kam asnjë arsye për ta bërë këtë gjë. Di që e bëri dikush tjetër dhe kur erdhi puna për tu përballur me atë njeri dhe për ti dalë në mbrojtje Laertit, e kam bërë me zemër sepse do ta bëja për çdo njeri që njoh. Më erdhi keq që Laerti bëri të njëjtën gjë sikurse ai në shtëpi dhe nuk e falë për këtë.
Unë nuk mund të jem në shtëpi sikurse do Laerti. Ti mund të duash një Rozanë që të mban mbi shpinë, që të të mbrojë përherë, një Rozanë që të të thotë se e ke mirë kur ti e ke gabim, por unë nuk kam qenë në shtëpi asnjëherë kjo Rozanë. Stimën dhe konsideratën që kam për Laertin do ta kem deri në fund të Big Brotherit dhe nuk do të përdor kundër tij gjëra nga jashtë ashtu sikurse bëri Laerti, pavarësisht se nuk i pëlqeu kur ja bënë atij.
Laerti: Ato ishin shpifje…
Ledioni: A është Laerti një lojtar më i fuqishëm se Gerta?
Rozana: Jo, deri në këtë pikë të lojës, jo.
Ledioni: Pse po qëndron Laerti me Gertën?
Rozana: Laerti nuk ka qëndruar ndonjëherë me Gertën. Ai ka pasur një ftohje me mua dhe për këtë arsye është afruar pak më tepër nga Gerta, por kjo tregon se ka dashur të luaj. Të futet pak në lojë sepse e di që Gerta konfliktin më të madh në shtëpi e ka me mua, kështu që nëpërmjet saj mund të fillojë një konflikt të ri me mua. Këtu brenda sepse nga jashtë s’ja doli.
Laerti: Nuk është e vërtetë, nuk i kam sjellë unë historitë nga jashtë këtu. Ti e di shumë mirë. Unë po kuptoj se është e kot që ne bisedojmë sepse ti nuk ke ndryshuar mendje pasi unë të kam sqaruar sërish. Historinë s’e kam sjellë unë, e ke thënë ti.
Rozana: Ke thënë Rozana ka bërë cirk për çmimin e parë. Ti fol për çmimet e tua, jo për të mijat sepse unë i kam fituar me djersë.
Laerti: Pse kush ka thënë që nuk i ke fituar me djersë? Ti do të më ulësh mua si lojtar. Të thuash që të kam promovuar unë sepse nuk të njihte njeri është goditje poshtë brezit për mua.
Rozana: Në Shqipëri jo, nuk të njihte njeri…