“Unë nuk shpif…”/ Laerti debaton me Rozanën, Gerta: Kanë marrëveshje, bëjnë skena teatri me njëri-tjetrin

Laerti dhe Rozana kanë vijuar debatin me njëri-tjetrin sa i përket lojës në shtëpi, por edhe komenteve në dhomën e rrëfimit që kanë krisur dukshëm raportin mes dyshes.
E pyetur për një koment rreth kësaj situate, Gerta është shprehur se debatet mes tyre ndodhin me marrëveshje dhe është qartësisht e dukshme se ato janë skena teatri.
Laerti: Unë nuk shpif për ty meqënse më paralelizove në një moment me atë tjetrin.
Rozana: Mos bëj atë që nuk do të doje ta bënin të tjerët ty.
Ledioni: Laert mund të më thuash 1-2 shembuj që Rozana është më lartë se Gerta apo e anasjellta.
Laerti: Po në përballjen që ka pasur me Indritin del që Rozana është me e aftë si lojtare se Gerta.
Rozana: Me Indritin që iku? Po çfarë përballje ishte ajo? Ajo ishte përballja më e vogël që kam pasur në shtëpi.
Laerti: Po mirë…
Rozana: S’ka gjë… Laert e kuptova, ti e njeh lojën shumë mirë.
Laerti: Do më lesh të flas?
Rozana: Laert, mos u nervozo sepse thua budallalliqe vetë. Ti s’ke qenë pjesë e debatit me Indritin…
Ledioni: Dua të di pak mendimin e Gertës, sepse në një moment në dhomën e rrëfimit është shprehur që Laerti është i ndikuar nga Rozana.
Gerta: Marrëdhënia e Laertit dhe Rozanës më është dukur gjithmonë një marrëveshje ku kuptohen shumë qartë me njëri-tjetrin, bëjnë skena teatri me njëri-tjetrin. Madje edhe ai diskutimi në oborr ishte totalisht një teatër, por sidomos nga Rozana…
Laerti: Po jo sidomos, sepse kur thua kështu më përfshinë edhe mua. Ti Rozanën shave.
Rozana: Rregulloni marrëdhënien sepse ju duhet ju të dyve, duhet të jetoni në këtë shtëpi.
Gerta: Marrëdhëniet e mia në shtëpi, si me Rozanën dhe Laertin nuk i kam me laps dhe me letër.
Rozana: U, ti shefe kuadri këtu…
Gerta: Për të dal atje ku u nisa, debati me Rozanën ishte totalisht një teatër për t’i lënë të kuptoj Laertit se shiko, ne duhet të bëjmë një sherr bashkë sepse ti nuk je gjëkundi dhe ke vetëm situatën me Valbonën në shtëpi. Ky ishte një nënkuptim…
Rozana: Ahh, Laert të paskam ndihmuar…
Laerti: Po me Rozanën jemi përplasur që Primen e parë. Apo ishte marrëveshje edhe ajo përplasje…
Gerta: Rozana nën hijen e kësaj marrëveshje të heshtur i thotë Laertit çfarë ajo dëshiron ti thotë në të vërtetë dhe ata kanë cenuar njëri-tjetrin duke sjellë historitë e tyre nga jashtë. Brenda mureve të kësaj shtëpie, unë dua ende të kuptoj se kush është Laerti për Rozanën apo Rozana për Laertin.