“E vetmja gjë e pamoralshme që ka bërë në shtëpi është…”/ Opinionistët komentojnë debatin mes Valbonës dhe Gertës

E vetmja gjë e pamoralshme që ka bërë në shtëpi është.../ Opinionistët komentojnë debatin mes Valbonës dhe Gertës

Opinionistët Neda Balluku dhe Arbër Hajdari kanë komentuar debatin mes Valbonës dhe Gertës në ditët e fundit.

Arbër Hajdari e ka cilësuar si “tymnajë” faktin që Valbona ka përmendur situata nga jashtë për Gertën, teksa Neda Balluku tha se e vetmja gjë e pamoralshme që ka bërë në shtëpi, është që i ka përmendur Gertës familjen.

Arbër Hajdari: Unë mendoj se Valbona ka bërë një tymnajë. Ne të gjithë dhe publiku e kemi patur mundësinë për të parë a ka qenë e pamoralshme. Ndërsa tymnajën që hedh për Gertën, kështu do e quaj çdo informacion që përmendni nga jashtë, cili është përfundimi i kësaj, a do të ndash Gertën nga burri apo çfarë…

Valbona: Disavantazhi im është se Gerta ka një familje. Por kjo nuk do të htotë se unë meqë jam beqare, që kam një nënë që më sheh, të më ofendojë dhe shajë.

Neda Balluku: E vetmja gjë e pamoralshme është që i ke hyrë tjetrës në shtpëi. Do doja që kauzat që ngritje kundrejt Gertës, t’ia bëje kur uleshe krah saj. Mendoj se trysnia e lojës të kë bërë ty të tejkalosh limitet e lojës. Të paktën Gerta është marrë me faktet dhe lojën tënde. Fakt është që ke bërë lojë dhe me Laertin dhe me G Banin. Loja jote nuk ka pasur asgjë të pamoralshme por duhet t’i kërkosh falje se i ke tejkaluar limitet e lojës dhe i ke hyrë në familje. Kjo gjë ty nuk të nderon.