“Hyra si uragan”/ Banorët japin përshtypjet për Vserlon: I ka lëshuar pëllumbat! I ka hipur kalit mbrapsht

Hyra si uragan/ Banorët japin përshtypjet për Vserlon: I ka lëshuar pëllumbat! I ka hipur kalit mbrapsht

Vserlo ishte një prej 4 banorëve të rinj që iu bashkua shtëpisë mbrëmjen e të shtunës, por ishte dhe ai që bëri më shumë zhurmë.

Ai krijoi menjëherë dinamika, duke depatuar dhe u përplasur me disa nga banorët. Ai vetë u shpreh se ka hyrë si uragan, teksa shtoi se ka bërë dhe provokime për të njohur banorët.

Nga ana tjetër, banorët u hsprehën e se ai e ka nisur mbrapsht, e madje disa u shprehën se po kopjon ngacmimet e Gejstit.

Vserlo: Kishte batuta dhe gjëra të lezetshme. Hyra si uragan, shpresoj për mirë. Debatet që kam bërë deri tani të paktën, atyre u mbahem. Mund të ketë patur ndonjë debat që e kam bërë për provokim sepse nuk është se i njoh të gjithë këtu, por po mundohem t’i njoh.

Gjesti: Më ka ardhur nga pas, jo kastaveci i grirë etj. Fjalë tendeciose të gjitha, Rozanës i ka thënë një fjalë… Më zgjoi nga gjumi, pra po bën lojën time. Vetë po hap luftë, duhet ta mbash. Unë e respektoj çfarë njeriu është, jeta e tij është e tija, por të ofendosh, të denigrosh, u thua të gjithëve gjëra të zeza. Por mos ik kur të vi unë pas. Të gjithë i ke gjuajtur.

Valbona: Që kur ka hyrë, i ka lëshuar pëllumbat. Po kopjon disa ngacmime që Gjesti i bën në këtë shtëpi. Kur i bën, viktimizohet dhe thotë pse më vini nga pas. Fjalori që përdor në këtë shtëpi është i ulët. Siç e tha dhe Gjesti, e ka marrë shumë të tatëpjetë, kur të bjerë do thyejë hundën.

Egli: Qasja e parë me mua ka qenë me shumë superlativa. Më tha je vajzë me vlera, etj. Fill pas kësaj, kur më pa që unë po bëja të njëjtat sjellje, nuk e di pse vyrtytet e mija u kthyen në vese. Dola që isha vajë pa respekt për veten. Si duket nuk i eci strategjia. Mendoj që ka ardhur duke i hipur kalit mbrapsht. Po bën një lojë që nuk e mban dot.

Gerta: Unë nuk kam patur probleme me Vserlon. Kam preferuar që mos jem unë ajo që e ngacmoj. Që kur erdhi, edhi me një objektiv, për të na nxjerrë nga gjendja ku ishim. E bëri më së miri, pavarësisht se dikush ëhstë cënuar, por në këtë lojë, duhet një tip i tillë, por jo gjithmonë i tillë. Nëse kjo do vazhdojë, do kthehet në gjendje të bezdisur.

Rozana: Ka sjellë frymë të keqe në shtëpi. E ka nisur vrullshëm, me fyerje. Uroj të mos mbytet në dallgët e uraganit të vet. Por nëse e ka nsiur me fyerje, duhet ta mbyllë kështu. Nuk e di se kush do e përballonte. Unë nga ky moment, nuk e konsideroj. Zëre se nuk është në shtëpi.

Danja: Erdhi me sulm të vrullshëm kunderjt disa banorëve. I tillë ka qenë dhe Gjesti. Kam përshtypjen që në ditët në vijim do nxjerrë dhe artistin.

Tiri: Unë kam pritur një tjetër Vserlo. E kam njohur nga jashtë. Unë e mirëprita, ai mu kthye me arrogancë. Më la të kuptoj se ky djalë është bipolar, ose po mundohet të fitojë kohën që ka humbur.