“Ka hedhur gurin dhe ka fshehur dorën”/ Opinionsitët komentojnë lojën e Vserlos: U tregua dinak

Ka hedhur gurin dhe ka fshehur dorën/ Opinionsitët komentojnë lojën e Vserlos: U tregua dinak

Opinionistët Neda Balluku dhe Arbër Hajdari kanë komentuar lojën e Vserlos në 3 ditët e para në shtëpi.

Neda Balluku u shpreh se ai ka lëvizur ekulibrat e shtëpisë, teksa Arbër Hajadari pati kritika për fjalorin dhe ofendimet e kryera nga ai.

Neda Balluku: Janë lëvizur disa ekulibra në shtëpi. Ka thyer një status-quo që ekzistonte në shtëpi. Kam një tendecë që të jem më solidare me banorët e vjetër sepse kur vjen një i ri që di të gjitha informacionet për ta nga jashtë, dhe u prek frikërat dhe provokimet, natyrisht që ashtu do reagosh por nuk jam dakord me fyerjet dhe etiketimet që i keni bërë.

Arbër Hajdari: Tregon që do të dalë në pah si intelektual. Dua ta pyes a është pjesë e botëkuptimit të tij fyerja, viktimizimi?

Vserlo: Ndoshta kam përdorur edhe fyerje, ndoshta pa dashur, ndoshta në dijeni të pltoë, kur më janë drejtuar me qasje që nuk janë pjesë e botëkuptimit tim.

Arbër Hajdari: Ke përmendur ngritje pazari edhe pse u mundove t’i jepje tjetër kuptim. Së dyti, një seri tjetër me fjalën idiote. Është treguar dinak. Ka hedhur gurin dhe ka fshur dorën. Je ankuar që të kanë bullizuar, tallur etj. Ndërkojë, je ti që i zgjon nga gjumi, përmend kastravecin, apo dhe ngritje pazari. Ke një qasje që do të nxjerrësh sikur po të bëjnë ato që në fakt po ua bën ti atyre. Nuk mund t’i thuash asaj vajze ‘hap këmbët’.