“Kur mami kishte rënë në koma…”/ Rozana përlot me rrëfimin për prindërit dhe dashurinë pa kushte për nipin e mbesën: Bekim…

Rozana Radi ka përlotur me rrëfimin e saj të ndjerë për raportin e shkëlqyer që ka ndërtuar me të motrën dhe familjen e saj pas ndarjes nga jeta të prindërve.
Në linjën e jetës, artistja ka treguar për gëzimin dhe emocionet e prindërve të saj të ndjerë kur erdhi Egi në jetë, i pari nip i familjes, si dhe keqardhjen për pamundësinë që ai dhe mbesa e saj të rriteshin me prezencën e gjyshërve në jetë.
“Egi ka aromën e babit, kur i afrohem ndjej aromën e babit. Nikol ka marrë nga ne, ka atë ndjeshmërinë time. Unë nuk i ndaj dot, nuk janë vetëm fëmijët e Andetës, por edhe të mijtë”- tha Rozana.
Duke i konsideruar ata dy dhurata të mrekullueshme dhe një bekim për familjen e saj të vogël, Rozana u ka kërkuar ndjesë nipërve të saj që e mban të motrën pak më shumë për vete seç duhet.
“Nuk largohem kurrë nga familja, nga Andeta sepse për mua familja është Andeta, fëmijët dhe bashkëshorti i saj. Dhurata më e bukur që më kanë bërë prindërit është jeta që më kanë dhënë dhe pas saj Andeta. Unë nuk jam teze, unë jam motra e Egit dhe Nikol. I dua të dy pafund. Kur erdhi Egi në jetë, gëzimi më i bukur i shtëpisë tonë, babi u lumturua. E merrte të vogël me motor, i tregonte çdo gjë. Mami bënte çdo gjë për Egin, ai flinte dhe hante me mamin. Nuk e harroj kurrë momentin kur mami u nda nga jeta. Egi vjen te mami me vrapë, ajo kishte rënë në koma dhe ai i bërtet: O Leta të lutem hapi sytë, jam unë Egi. Mami jepte shpirtin për Egin. Nuk më hiqet nga mendja kjo skenë. E njëjta gjë edhe Egit.
Më vjen keq që nuk e përjetuan atë dashurinë e gjyshërve. Do doja shumë që babi t’i shikonte teksa rriteshin, tu tregonte për 1000 netët e tij sepse babi ishte një tregimtar shumë i mirë. Unë them që na ka bekuar Zoti me fëmijë si Egi dhe Nikol. Na ka dhënë dy dhurata të mrekullueshme. Vërtet mi mori Zoti prindërit shpejt, por Egi dhe Nikol janë dy dashuri.
Egi ka aromën e babit, kur i afrohem ndjej aromën e babit. Nikol ka marrë nga ne, ka atë ndjeshmërinë time. Unë nuk i ndaj dot, nuk janë vetëm fëmijët e Andetës, por edhe të mijtë. Më pëlqen që Nikol ka pasion aktrimin dhe artin, por nuk do të doja që t’i drejtohej fushës së artit sepse pavarësisht se të jep pasuri në shpirt, në Shqipëri nuk është e paguar.
Lum ata që kanë nipër dhe mbesa, e rëndësishme është që kanë rini në shtëpi, që kanë trashëgimi. Egi dhe Nikol kanë jetën e tyre dhe nuk i pengoj në zgjedhjet e tyre. Gjithsesi është tepër e vështirë kur rri dhe mendoj se po vjen koha që ata të largohen jashtë sepse ne jemi një familje shumë e vogël tani, kemi qenë një familje shumë e madhe. Falenderoj Zotin që më ka dhënë një motër, por kur e shoh që Egi dhe Nikolë do të iki them; Obobo, mu boshatis shtëpia prapë. Por prapë mendoj, kush jam unë t’ja them Andetës dhe fëmijëve këtë. Nuk ua them dot sepse mua si fëmijë babi me ka lënë të lirë të jetoj. Unë kam një detyrim ndaj Egit dhe Nikol sepse ndonjëherë jam egoiste dhe e mbaj Andetën për vete. Për këtë u kërkoj shumë falje që e mbaj mamin pak më shumë, por motra vetëm mamin edhe ata ka”- tha Rozana në rrëfimin e saj të ndjerë.