“Vazhdoje edhe për mua…”/ Krisa eliminohet nga gara për çmimin e madh, mesazhi i saj për Tirin

Krisa është eliminuar nga gara, duke i dhënë fund rrugëtimit për çmimin e madh. Në një nominim të fortë me të gjitha vajzat e shtëpisë, Krisa është larguar si banorja më pak e votuar.
Kjo nuk është pritur mirë nga partneri i saj, Tiri, i cili shpërtheu në lot. I pyetur se çfarë mund ta ketë penalizuar banoren gjatë rrugëtimit në “Big Brother VIP”, Tiri tha se këshillat e tij mund të kenë ndikuar në lojën e saj.
Përpara largimit, Krisa tepër emocionale i kërkoi Tirit të vazhdojë këtë rrugëtim edhe për të.
Egli: Nuk e kam pritur kurrë. Por do të dalë, i drejti zhytet por nuk mbytet.
Krisa: Për mua ishte një eksperiencë e bukur. O nub të kam shumë xhan dhe mos ma mërzit Eglin, në rregull?
Gjesti: Ta ha zemrën. Po çfarë thua? Ehee… Tani kënaquni bashkë me Tirin.
Krisa-Tirit: Je jeta ime, të dua shumë. Ti vazhdoje lojën dhe ji i fortë. Vazhdoje edhe për mua, në rregull? Të lutem mos e vrit mendjen, nuk ka asgjë. Të dua.
Ledioni: Tiri, më dëgjon? E kuptoj që je shumë i prekur, por sidoqoftë kjo ishte diçka për të cilën edhe mund të ishit gati. Dua të them, ishit dy lojtarë të ndryshëm.
Tiri: Nuk di çfarë të them Ledion. Deri diku e prisja, nga ana tjetër nuk doja që të dilte, por që u mësova…
Ledioni: Çfarë mendon se e ka penalizuar?
Tiri: Nuk e di, ndoshta e kam penalizuar edhe unë. Duke i dhënë ato këshillat e mia çdo 5 minuta, sikurse më thoshte edhe ajo, nuk e kam lënë të luaj lojën e vetë. Nuk e di…
Por si e pritën banorët eliminimin e Krisës?
Ledion: Vserlo, si e sheh ikjen e Krisës?
Vserlo: Diçka e parashikueshme për mua. E kam thënë edhe gjatë kohës këtu brenda që Krisa rrezikon të iki sepse argumentat nuk i ka pasur aq të fuqishëm sa për ta ngritur si figurë. Kam luajtur pak me këtë pjesën e ikjes me Krisën, por do të doja shumë të ikte Livia për të parë si lufton Rozana pa informacionet e Livias në këtë shtëpi. Sepse sheh Livia. Dëgjon veshi i Rozanës, dhe pastaj ajo vepron në grup pastaj. Gjithsesi për ta kaluar sërish te Krisa, më vjen shumë keq edhe për Tirin.
Loredana: Më vjen shumë keq për daljen e Krisës, ndjehem pjesërisht në faj, por besoj se mund të kishte bërë edhe më mirë. Kishte një karakter të fortë si vajzë.
Aldo: Të them të drejtën u surprizova, por nga ana tjetër duke qenë se Tiri dhe Krisa kanë shumë pak që kanë ardhur në shtëpi, ndoshta nuk kanë pasur mjaftueshëm kohë për t’u integruar. Më vjen keq për Tirin sepse nuk vendosem dot në këpucët e tij dhe të ndjej si mund të jetë të përcjellësh të dashurën dhe të vijosh lojën. Suport për Tirin.
Tiri: Unë e kam ditur dhe besuar, por sot e vërtetova se njerëzit nuk kanë nevojë për të vërtetën por sajesa dhe mashtrim që të ecin përpara. Njerëzit e duan këtë.
Livia: Më vjen shumë keq që ka dalë Krisa, por unë e kam thënë edhe atëherë kur u diskutua pjesa e çiftit se kjo do t’i penalizonte. Për më tepër, kur shohin një akuzë të tillë nga ana e Loredanës, publiku do të dijë si do të veprojë Tiri në një situatë të tillë, i vetëm pa Krisën.