U eliminua nga gara, Krisa Caushi rrëfen çfarë e penalizoi në lojë: Big Brotherin e fiton Gerta!

Krisa në intervistën në studio pas eliminimit nga gara ka deklaruar se Gerta është fituese e “Big Brother VIP 4”.
Ledioni: Si mendon se do të jetë Tiri i vetëm, pa ty në lojë?
Krisa: Unë ja kam thënë Tirit pak më parë se më duket se po të dëmtoj. Unë e di sa e do Tiri këtë lojë. Për mua ishte kënaqësi të qëndroja krahë tij, për kaq ditë në Big Brother. Ka qenë e vështirë që unë ta përballoja këtë gjë. Jam një karakter ekspresiv dhe e di që mund të kem eskaluar në disa momente për shkak të nervave që kam. Sa i përket historisë së Loredanës, mendoj se ajo që ka thënë nuk është aspak e vërtetë.
Ledion: A mendon se marrëdhënia Jozi-Loredana ka qenë e trilluar?
Krisa: Po, lojë. Ka pasur ndjenja nga ana e Loredanës, por Jozi ka luajtur bukur atë që bëri.
Jozi: Te Krisa merr kuptim ajo shprehja: kur vret veten s’ke ku të marrësh hak. Tha mirë Arbri, bëri autogol nga 40 metër distancë. Sa i përket pjesës së lojës në lidhje me Loredanën, ka pak persona që mendojnë si ti dhe shumë të tjerë që mendojnë se unë jam i vërteti në këtë marrëdhënie.
Krisa: Shpresoj shumë që të jetë e vërtetë, do ta shohim edhe tani që do të dal jashtë sa reale është. Sidoqoftë, doja të shtoja se në momentin që mua mu dha avantazhi në lojë, e dija shumë mirë që do të gjykohesha për zgjedhjen time; kështu që ishte fiks gjëja, hip se të vrava, zbrit se të vrava. Nëse do zgjidhja Tirin, do të më thoshin që çove partnerin në nominim.
Arbri: Zgjodhe dashurinë. Është më mirë që një nga ju të vazhdonte rrugëtimin sepse po pengonit njëri-tjetrin. Mendoj që ke bërë skena xhelozie dhe këtë duhet ta kishit zgjidhur para se të hynit aty. Nga ana tjetër, Loredana bëri shumë gabim që përmendi gjëra nga jashtë, por edhe ju u bëtë grup gjatë përballjes me të, çka e faktorizoi atë.
Krisa: Unë e pata me atë, fakti që përfshiheshin të tjerët në situatat që ne kishim ishte tjetër gjë. Aty biseda nis me ne dhe përfundon mes Rozanës dhe Gertës.
Neda: Në fillim kur ti bëre zgjedhjen, unë mendova se e bëre për Tirin. Por kur pash sjelljen tënde këtë javë e kuptova se ishte për shkak të vetëbesimit të tepërt; Do nxjerr veten në nominim sepse Loredanën mund ta mund. Vetëbesimi i tepërt të ka çuar të gabosh deri në një bullizim në grup kundër Loredanës. Veç kësaj, ajo që të ka penalizuar është se publiku nga ty nuk ka dëgjuar një argument të mençur; një argument që ti e ke thënë me qetësi për të sheshuar situatën, por ka pasur shumë shpesh një sjellje arrogante, një sjellje që shpesh nuk përputhej me imazhin e një vajze bukuroshe. Të qenurit luftarake, me të kaluarit në arrogancë dhe prepotencë i ndan vetëm një fije e hollë të cilën ti e këpute shumë shpejt.
Krisa: Unë e kam thënë edhe më herët që ishte shumë e fortë për mua, shpesh edhe nuk e mbaja dot. Mendoj se kam qenë e papërgatitur për këtë gjë, plus pastaj edhe me Tirin brenda.
Arbri: Ti kishe hall se të merrnin burrin…
Krisa: Nuk ishte fare ajo. Mua më erdhi inat që ajo e përdori në atë moment, kur ne pak ditë më parë ishim të tre te krevati dhe kemi folur me njëri-tjetrin. Loredana më tha që: Nuk kam folur me Tirin, thjesht jemi parë, unë kam qenë me një tjetër djalë aty.
Ledioni: Ti ke jetuar me Loredanën në momentin që Jozi ka qenë aty, por edhe tani që është pa Jozin. Kur mendon se ka qenë lojtare më e fortë?
Krisa: Unë mendoj që Jozi e ka mbajtur në shina atë vajzë.
Arbri: Eh ku je o Joz shina…
Ledioni: Ti e njeh Tirin më mirë se ne, a mendon se do t’i rrëshkasë këmba dhe të flirtojë me ndonjë aty në Big Brother?
Krisa: Kam besim të plotë te Tiri. Tani, po ma morën, le ta marrin. Do të thotë që nuk ka qenë i shkruar për mua.
Arbri: Kush e fiton Big Brotherin, përveç Tirit?
Krisa: Unë jam gjithmonë midis Gertës dhe Rozanës pasi për mua ato janë lojtare shumë të forta, por duke qenë se pash rikthimin e Gertës në shtëpi pasi doli me zarf të zi, mendoj Gertën.