“Egli dyshon se…”/ Rizarta për zgjedhjen e Gjestit: Unë kam ardhur të luaj këtu

“Egli dyshon se…”/ Rizarta për zgjedhjen e Gjestit: Unë kam ardhur të luaj këtu

“Valixhja e tundimeve” ka tronditur gjithë shtëpinë, ndërsa zgjedhjet e Gjestit kanë krisur edhe raportet e tij me Eglin. Në njërën prej 7 zarfave, banorit i kërkohej të zgjidhte me kë do të ndante shtratin për dy javë dhe ai përmendi emrin e Rizartës.

Por si e priti banorja këtë vendim?

Gjatë Primes së sotme, pavarësisht se mirëpret vlerësimin që Egli ka për të si banore, Rizarta theksoi se ndodhet në shtëpi për të luajtur dhe është gati ta bëjë këtë gjë.

Rizarta: Do kishte të njëjtin reagim sepse afrimitetin që ajo thotë se ka parë është në një lojë që unë me Gjestin kemi bërë, një bisedë dhe se jam ulur përballë tij kur kam ngrënë. Këto i kam bërë dhe me banorët e tjerë por mbase Egli dyshon tek Gejsti se ai do e hedhë poshtë. Unë kam thënë që jam gati të luaj, do ndjek lojën se në fund të fundit për këtë kam ardhur. Por nuk do të thotë se duhet  të nënkuptohet në kontekst romatik. E falenderoj Eglin që më vlerëson.