Hapet zarfi/ Kush janë tre ish-banorët që rikthehen në shtëpinë e “Big Brother VIP”

Hapet zarfi/ Kush janë tre ish-banorët që rikthehen në shtëpinë e “Big Brother VIP”

Amberi, G Bani dhe Jozi janë tre ish-banorët që rikthehen për të vijuar rrugëtimin në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Në televotimin e hapur të shtunën e shkuar pas përzgjedhjes së 7 personazheve nga Gjesti me “valixhen e tundimeve”, publiku ka rikthyer në shtëpi tre ish-banorë.

Por cilat janë rregullat në rast se një prej të rikthyerve fiton çmimin e madh?

Vetëm një prej banorëve të rikthyer mund të shkojë në finale dhe nëse ndodh të shkojë në finale, çmimi në rastin e Amberit dhe Jozit përgjysmohet. Ndërsa për G Banin, nëse fiton merr vetëm 20 mijë euro. Po ashtu, banorët e rikthyer nuk kanë imunitet, çka do të thotë që mund të nominohen të shtunën.