Nga ardhja me vështirësi në jetë, te pasioni për kinematografinë, lindja e të bijës e përballja me depresionin/ Aldo emocionon me rrëfimin në linjën e jetës: Rashë në humnerë

Aldo ka emocionuar me rrëfimin e kryer në linjën e jetës, sa i përket jetës së tij të mbushur plotë sfida.

Nga ardhja me shumë vështirësi në jetë, te ëndrra dhe pasioni për kinematografinë, ardhja në jetë e të bijës apo përballja me depresionin, Aldo ka përshkruar me detaje peripecitë e jetës së tij.

“Edha në jetë në 5 dhjetor 1988, pas një dështimi të nënës time me një fëmijë përpara meje, i cili supozohet të ishte djalë. Mami mbeti sërish shtatëzënë me djalin e dytë kësaj here. Ka qenë një shtatzëni problematike dhe mamit ju desh të shtrohej në spital për 7 muaj. Pas lindjes time ajo sërish ka pasur një tjetër shtatzëni me probleme dhe pas asaj nuk mund të kishte më fëmijë.

Ka qenë një peridhë disa vjeçare e imja që në mungesë të komunikimit, detyrohesha ti mbaja të gjitha gjërat brenda. Besoj që kjo krijon një llojë formimi personaliteti ku mbyllesh në vetëvete. Problemet financiare të tim ati krijuan probleme/sherre edhe në familje. Në këndvështrimin tim, të rrije në një ambjent ku nuk e kuptoje kur do të ishte debati i radhës, kur do të ishte ajëri i rëndë… Kur je vetëm 3 veta ai ajri i rëndë është mbytës. E kam të pamundur të artikuloj për mamin tim. Ka sakrifikuar jetën e saj duke më vendosur mua para çdo gjëje. Tani që jam rritur mendoj se mund të kishte pasur edhe zgjidhje të tjera. Shpëtimi im, terapia ime në atë periudhë të vështirë ishin vetëm filmat. Kështu që vijova studimet për regji filmi.

Në 2019 për shkak të problemeve emocionale kalova në depresion, kisha atake paniku. Më dukej sikur nuk do të shihja dot dritë në fund të tunelit. Asgjë që më thoshte shoqëria, shoqja ime e asaj kohe apo familja nuk më bënte sens. Kisha rënë vërtetë në një humnerë. Më duket vërtetë e çuditshme sepse nëse ka pasur diçka që më ka karakterizuar gjithë jetën ka qenë dëshira për të jetuar. Ka qenë periudha më e errët e jetës time. Nuk ja uroj as armikut.

Mbaj mend që kur lindi Akira më 24 dhjetor për Krishtlindje, ne ishim rrugës për ta vizituar kur mami pësoi një atak kardiak dhe nga materniteti e dërguam në spital”– tha Aldo në rrëfimin e tij, duke e konsideruar të bijën një mrekulli në jetë.

Pas rrëfimit, Aldo i përlotur u surprizua nga nëna e tij, Vera.