Rizarta shpëtoi dy banorë dhe veten nga nominimi/ Gjesti thyen kutinë e imunitetit, e gjithë shtëpia në televotim
01:00 - 05.03.2025

Rizarta si lidere e shtëpisë kishte në dorë të zgjidhte tre banorë për t’iu dhënë imunitet. Ajo ka zgjedhur veten e saj, Kellyn dhe Mikelën, duke çuar kështu të gjithë banorët e mbetur në nominim.
Ndërkohë pas këtij njoftimi, Gjesti ka thyer kutinë e emergjencës për imunitetin.
Në zarfin e Vëllait të Madh thuhej “mund të zgjedhësh të ndërrosh veten me tre banorë”. Por si çdo e mirë që ka një të keqe, me daljen e Gjestit nga nominimi e gjithë shtëpia ka shkuar në televotim.