E papritur! Egli lë garën e “Big Brother Vip”, ja arsyeja

E papritur! Egli lë garën e Big Brother Vip, ja arsyeja

Egli Tako ka ndërprerë mbrëmjen e sotme garën e “Big Brother Vip”.

Vendimi është marrë për shkak të gjendjes shëndetësorë të Eglit, teksa banorëve iu është komunikuar me anë të një zarfi të kuq.

“’Vëllai i Madh’ ka marrë vendimin që konkurrentja Egli Tako të ndërpresë menjëherë garën për shkak të gjendjes së saj shëndetësore. Egli ju uron suksese të gjithëve”, shkruhej në zarfin e kuq.

Më shumë rreth këtij vendimi do të mësohet në Prime-n e së shtunës.