“Nuk kam parë asnjë vepër nga banorët për ta ndihmuar”/ Neda Balluku komenton largimin e Eglit

Neda Balluku kakritikuar sot banorët për sjelljen e tyre ndaj Eglit, e cila la shtëpinë dy ditë më parë.
Neda tha se ata nuk i janë afruar kur ajo ka qenë e vetmuar dhe nuk e kanë ndihmuar.
Neda Balluku: Veprat janë më të mëdha se fjalët por unë nuk kam parë ndonjë vepër të madhe nga ju. Uroj që ajo të jetë mirë, i dërgoj një përqafim dhe uroj të jetë mirë pranë fmailjes. Unë e kuptoj që ajo ishte e mbyllur dhe nuk pranonte asnjeri afër kur ishte keq. Por ka qenë e rëndë ta shikoje atë të vetmuar dhe asnjë nuk ka shkuar t’i afrohet, t’i dhurojë një përqafim. Këtë e prisja nga ju vajza. Asaj i janë thënë shumë çka në atë shtëpi. Sot, më falni që ua them, po asnjë nga ju vajzat, mbase me përjashtim të Danjës që ka ruajtur një farë miqësie të sinqertë, por asnjë nga ju nuk është munduar ta kapë dhe ta nxjerrë nga atje ku ishte futur.