“Shkaktar është Gjesti”/ Largimi i Eglit shkakton debat, banorët: Nuk e ka përkrahur në asnjë moment

Shkaktar është Gjesti/ Largimi i Eglit shkakton debat, banorët: Nuk e ka përkrahur në asnjë moment

Egli Tako ka ndërprerë mbrëmjen e 6 marsit garën e “Big Brother Vip”. Kjo ka sjellë debate të forta në shtëpi, me banorët që kanë akuzuar Gjestin, si përgjegjës për gjendjen e saj.

Siaps tyre, Gjesti ka luajtur me ndjenjat dhe nuk i ka dhënë drejtim raportit të tyre me qëllim.

Danja: Kishim ditë që thoshim na ka marë malli për shtëpinë. Nuk e prisja që do ikte, ndoshta prandaj dhe qava shumë. E kam ndjerë shumë afër ditët e fundit. I kam thënë mendimet e mija edhe duke u zënë, por kemi ndarë shumë gjëra bashkë, edhe kur flinim në një shtrat. Gjesti e pranoi që dhe ai është shkaktar.

Shkëlzeni: Kur bëri lojën Gjesti, e vajtova ikjen e saj. U ndjeva i pafuqishëm në atë moment sepse e pashë që fjala ime nuk kishte peshë, fokusi ishte tek Gjesti. Ndihem sikur ka ikur gjysma ime. Të paktën, hijenat e kësaj shtëpie e kanë marrë vesh se Egli ishte e vërtetë këtu brenda.

Aldo: Kur erdhi Gjesti, i kam thënë kujdes mos ndikohesh nga loja e tij. Për mua Gjesti ka bërë dy gabime, e para kur e kuptoi që ajo po ndjenjte… mos e lërë të të puthe, mos e mbaj afër. Këtë e quaj lojë me ndjenjat. E dyta që nuk e prisja, kur ikën dikush, fakti qëvazhdon gjellën, nuk më rri në kokë, sepse ajo iku, nuk është më.

Gjesti: Nëse do qaja do më thoshit pse qan se lojë ke bërë.

Gerta: Shkëlzenit dua t’i them që vetëm se dëgjove u kry, aq të mjaftoi për të mbrojtur shoqen tënde? Nuk mjafton. Gjesti është njeri që luan me skema dhe Gjesti e lëshoi lojën e tij tek personi që kishte më afër. Ka qenë i ftohtë. Nuk e ka përkrahur në asnjë moment. Egli ka qenë e disponuar tek loja e Gjestit. Ajo të tha mos ma bëj por t’i e bërë. Skemat i bëje duke përdorur Eglin. Je duke gënjyer, fjalët nuk konvenojnë me veprimet. Ti u bashkove direkt me Rozanën pasi iku Egli dhe kjo tregoi se nuk të intereson. Je shumë katil sa nuk të intereson fare para lojës tënde.

Rozana: Ka dy ditë që ti përmend vetëm Eglin. Sapo ajo doli, u kujtove që ajo është në shtëpi.

Laerti: I kam dalë në krah disa herë Eglit, edhe kur e akuzonin se ishte e gjitha një skenar. I kam thënë të kujdesej për veten. Tek strategji jam vendosur për Gjestin. Nuk jam dakord me Gertën. Egli shkoi drejt një vetëflijimi të programuar. Gjesti është autori moral i kësaj gjëje. Duhet të mbajë përgjegjësi morale. Të gjitha këto situata erdhën si pasojë e paqëndrueshmërisë së Gjestit për të ndarë një gjë.

Rozana: Atë ditë u kthyen të gjithë sikur donin Eglin. Njerëz që nuk kanë qenë kurrë afër meje apo Eglit. Këtu të masin edhe pikën e lotit që derdh.

Valbona: Ti ke një masë të madhe faji për gjendjen e Eglit. Duhet të mbash përgjegjësi.

Rozana: Valbona dhe as Gerta nuk kanë pasur asnjë marrëdhënie me Eglin. Ditën që Gjesti bëri lojën sikur do largohej u përqafuam të 3 dhe më tha ‘për çfarë kemi kaluar të 3, bashkë jemi mirë’. Ju me të vërtetë jeni hijena. Donit që të dilja dhe unë dhe Gjesti, donit të festonit e jo të shqetësoheshit për Eglin.

Gjesti: Gerta dhe Laerti, kur u vjen mishi bëhen ujqër. Ma kanë lodhur shpirtin. Ju e keni parë Eglin shumë keq dhe nuk i jeni afruar kurrë.

Gerta: Egli nuk të linte t’i afroheshe.

Gjesti: Nuk e keni mbështetur asnjëherë. Gerta kur e ka parë keq gjithmonë e ka sulmuar.

Gerta: Për mua Egli është një banore më pak.

Rozana: Egli nuk ka luajtur në këtë shtëpi, vetëm ka dashur Gjestin. Ti ke luajtur, ti të mat dhe pikën e lotit në këtë shtëpi. Ty të shqetëson çdo njeri. E di si i numëron të ikurit, si kufoma lufte. Kjo të vret ditën e të qan natën.