“Kurrë nuk kam marrë një përqafim, një të dua”/ Rizarta përlotet teksa rrëfen për prindërit: I fal që janë sjellë ftohtë, nuk kanë ditur të prindërojnë

Rizarta ka përlotur me historinë e rrëfyer në linjën e jetës, në të cilën ka folur për raportin e vështirë me të atin. Blogerja u shpreh se familja e saj është nga ato familje që nuk di ta shpreh dashurinë. “Kurrë nuk e kam marrë një përqafim, një fjalë motivuese, një të dua. Nuk kam lirinë që ta përqafoj babin tim sa herë të dua”, tha Rizarta, duke shtuar se babai i saj është aq i ftohtë, saqë nuk ka pasur ndonjëherë ndihmë nga ai, madje as për të bërë detyrat.
Pavarësisht vështirësive që ka ndjerë, banorja tha se i ka falur prindërit pasi e di që janë sjellë ftohtë me të jo sepse kanë dashur, por sepse aq kanë ditur. “Mendoj se prindrit e mi nuk kanë ditur të prindërojnë. Unë nuk ua vë këtë në kurrizin e tyre”- u shpreh ndër të tjera banorja.
“Gjithçka që bëj unë, e bëj për Rizartën e vogël. Ajo ka qenë gjithmonë me pasiguri, nuk ka pasur pikë dashurie për veten. Ndjehem vetëm shpesh… nuk di si të bëj ndryshe. Ndihem e pavlerërsuar, e pamjaftueshme në atë që bëj gjithmonë. Si fëmijë jam ndjerë gjithmonë e braktisur. Është gjëja më e tmerrshme në botë të ndihesh vetëm nga dashuria prindërore dhe ata të jenë aty të paaftë për të ta dhënë. Në qoftë se nuk do të kishte qenë motra, nuk do ta përballoja dot të gjithë këtë braktisjen që kisha ndjerë. Ajo më ka blerë fustanin e minimaturës sepse babi më tha që jo, s’mund ta merrte dot. E di që atë e kam gjithmonë mbështetje për çfardolloj gjëje. I them që e dua shumë dhe është njeriu më i rëndësishëm në jetën time.
E veçanta e marrëdhënies tonë është se duhemi aq shumë, por nuk dimë ta shprehim. Nuk jemi rritur në një familje që flet çdo ditë me prindrit. Kurrë nuk e kam marrë një përqafim, një fjalë motivuese, një të dua. Nuk kam lirinë që ta përqafoj babin tim sa herë të dua. Babi është shumë i ftohtë, nuk kam pasur ndonjëherë ndihmë nga ai. Edhe kur isha e vogël dhe bëja detyrat, nuk e merrja guximin t’i kërkoja ndihmë sepse e dija përgjigjen. Do të ishte kritikë sepse ai nuk kishte nerva të më ndihmonte. Gjithmonë kam menduar se nuk më donte, sikur ka pasur një mllef apo urrejtje të fshehtë ndaj meje dhe e kam vuajtur shumë këtë kur isha e vogël. Nuk doja veten. Ka pasur edhe ditë kur unë shtrihesha në krevat dhe thoja që do shtrihem si e vdekur, do pretendoj se nuk jam dhe do të shoh reagimin e tyre. Askush nuk ka reaguar. Kanë këtë që ankohen shumë dhe të gjithë mllefin, trishtimin dhe vuajtjet që kanë kaluar të ti bëjnë ty barrë. Dhe më dhemb, më dhemb në qoftë se do t’i rëndoja unë. Nuk kam marrë ndonjëherë ndonjë bravo apo të lumtë. Më kanë thënë gjithmonë se çfarëdolloj gjëje që bën, e bën për vete jo për ne. Nuk e di çfarë duhet që ta bëj krenare. Ndoshta babi gjithmonë si shtylla e shtëpisë i ka pasur barrë këto problemet financiare. Ka pasur raste kur është diskutuar edhe sasia e shampos që përdorej për flokët. Janë diskutuar shumë gjëra që mund të duken absurde, përfshi edhe idenë që unë duhet të pres flokët për të mos harxhuar shumë shampo.
Mami më vjen dhe më puth gjithmonë, por babi jo. Babin e kam përqafuar vetëm një herë në jetë, ka qenë dita kur unë u shpërngula në Tiranë. Përqafova mamin, motrën edhe babin. Por vetëm atëherë. Doja ti thoja që më ka munguar gjithë jetën ai përqafimi. Dua ti them fjalët më bazike që i thotë një fëmijë një prindi. Ndonjëherë janë aq të huaj saqë nuk i them dot. Unë nuk i gjykoj, nuk i gjykoj dhe madje i kam falur. Sado që ata nuk më kërkojnë falje, unë i kam falur sepse aq dinë. Ajo është mënyra si janë rritur dhe nuk e ndryshojnë dot mentalitetin e tyre. Unë nuk e kam forcën t’ua ndryshoj. Nuk e kanë bërë sepse nuk donin ta bënin, por sepse nuk dinin ta bënin. Mendoj se prindrit e mi nuk kanë ditur të prindërojnë. Unë nuk ua vë këtë në kurrizin e tyre. E di që ata kanë vuajtjet dhe stresin e tyre që nga fëmijëria. Babi unë e kuptoj pse ke vepruar ashtu sikurse ke vepruar dhe të fal. Të dua shumë, gjithmonë kam dashur që të të bëj krenare dhe të të reduktoj sa më shumë strese dhe halle. Ndihem më e çliruar, më frikacake”- tha Rizarta në rrëfimin e saj.