“Ti nuk e do Valbonën”/ Rozana debaton me Laertin: Më ke thënë që ke ndjenja për një tjetër
21:55 - 15.03.2025

Marrëdhënia Valbona-Laert, sipas Rozanës nuk është dashuri, kjo pasi mendon se ata të dy nuk kanë kimi me njëri-tjetrin.
Ajo debatoi me Laertin, duke rrëfyer se banori i ka treguar asaj se ka ndjenja për një tjetër.
Rozana: Ti s’ke kimi me Valbonën.
Laerti: Ku e di ti?
Rozana: Të njoh shumë mirë. Ajo ishte puthje e inskenuar.
Laerti: Ku e di ti?
Rozana: Jetojmë në një shtëpi… Ti nuk e do Valbonën.
Laerti: Nga e di ti?
Rozana: Sepse më ke thënë që do një njeri tjetër.
Laerti: Nuk ta kam thënë.
Rozana: Vetë ma ke thënë!