Vserlo eliminohet nga gara, i jep fund rrugëtimit në Big Brother VIP
23:55 - 18.03.2025

Vserlo i ka dhënë fund rrugëtimit në Big Brother VIP, duke u eliminuar përfundimisht nga gara për çmimin e madh.
Në një nominim përballë Olës, Gertës, Rizartës dhe Aldos, me pyetjen; “kë doni të shpëtoni”, Vserlo i ka dhënë fund garës si banori më pak i votuar nga publiku.
Me tu larguar, vetëm një pjesë e shtëpisë ka zgjedhur të përshëndetet dhe përcjell banorin te dera e kuqe, ndërsa pjesa tjetër ka shpërthyer në të qeshura duke u lumturuar me largimin e tij për shkak të përplasjeve të mëherëshme.