U eliminua nga gara, Ola: Ndikohem shumë kur të tjetër mërziten..

U eliminua nga gara, Ola: Ndikohem shumë kur të tjetër mërziten..

Ola është banorja e cila la shtëpinë në nominimin e kësaj të shtune. Ajo ka folur në studion e Big Brother ku ka treguar se çfarë mund ta ketë penalizuar gjatë rrugëtimit të saj brenda në shtëpi.

“Pata një stepje në shumë situata që ndodhën në shtëpi. Ndikohem shumë kur të tjetër mërziten dhe nuk doja të lëndoja dikë. Këtë e kam nënvizuar gjithë kohës që nuk dua të lëndoj dikë dhe atë gjë bëra prandaj u tërhoqa mbrapa”, ka thënë ajo.

Ola është shprehur se ka disa banorë për të cilët ajo gëzon respekt të cilët janë Rozana, Valbona dhe Laerti, kurse personi më manipulues sipas saj është Gjesti.

Pasi është pyetur se kush e fiton Big Brother VIP ajo ka thënë se e fiton Rozana.