“Në Itali përjetova racizëm, babai filloi të luante me…”/ Rrëfimi i prekës i Loredanës, banorja surprizohet nga mamaja e saj

Një rrëfim që nisi me humor, por prekës ishte ai i Loredanës brenda shtëpisë së Big Brother VIP.
Banorja tregoi momentet e saj të vështira në jetë, nga racizmi në shkollë, te babai i saj që filloi të luante me lojëra fati dhe ‘Jo’-ja që i dha atij për Jozin.
“Në Itali isha shqiptarja dhe në Shqipëri isha italiania. Në fillore filloi racizmi. Isha e vetmja shqiptare në atë shkollë. Unë kisha problem me të folurën dhe më bënin shaka, por këto shaka bëheshin të tepruara. Babi filloi mos të rrinte fare në shtëpi. Filloi të luante lojëra fati, që për ne ishte fat i zi. Unë isha vetëm 12 vjeçe. Riku rrite gjithmonë në dhomë, mami qante. Janë disa skena që nuk kam për t’i harruar. Kisha mamin në depresion. Nuk ishte më prezentë si më përpara, të kishte atë përkujdesjen… Mami filloi që të largohej nga njerëzit. Të rrinte në krevat, mos të fliste. Fillova unë të bëhesha shtylla e shtëpisë. Kur gjithçka mbaroi, ne të katërt u bëmë ‘Katër Fantastikët’. Ata kanë sakrifikuar çdo gjë për të na rritur ne. Gabimi im i fundit nuk po më lë rehat. Fakti që i thashë jo babit për Jozin, edhe po të ktheja kohën mbrapa do të bëja të njëjtën gjë. Por a ja vlejti? E gjithë eksperienca e jetës time më bëjnë që të jem Loredana Brati dhe kësaj jete do i marr më të mirën. Do i tregoj atyre dy prindërve që unë mund t’ia dal. Unë kësaj jete ose do i marr më të mirën ose s’ka”, thuhej në rrëfimin e Loredanës.
Pas rrëfimit, ajo pati një bisedë me Ledion Liçon, ndërkohë që ndodhej në Dhomën e Rrëfimit, duke thënë se kërkon që t’i tregojë prindërve se sa e fortë është.
“Buzëqeshja ime e ka burimin te eksperiencat. Nuk ia vlen të dëshpërohesh. Jeta vazhdon dhe ne duhet të ecim para. Nuk mund të kërkosh fuqi te askush tjetër përveç se te vetja jote. Unë këtë gjë kam pasur brenda gjithë kohës. Dhe dua t’i tregoj mamit dhe babit që jam e fortë dhe mund t’ia dal.
E harroj ndonjëherë se sa e fortë jam. Por kam dëshirën që të jem modeste me këmbë në tokë. Kështu jam mësuar”, u shpreh banorja.
Pas kësaj, ajo u takua me mamanë e saj në Dhomën e Surprizave, me banorët e tjerë që nuk i mbajtën dot lotët.
Kur u pyet për Jozin, mamaja e Loredanës tha: “Ka ndryshim, sepse Jozi qëkur është futur herën e dytë në shtëpi dhe e ka respektuar më shumë Loredanën. Fjalët që i tha babai i Loredanës, ai po i respekton”.
Pas Loredanës, ajo takoi edhe Jozin, ku shkëmbyen dhe një përqafim.