“Kur të martohem…”/ Gjesti surprizohet nga prindërit, të përlotur puthje dhe përqafime mes tyre: Ju dua, çdo gjë e bëj për ju!

Lot dhe emocione në spektaklin e kësaj të marte, ndërsa pas rrëfimit rrëqethës, Gjesti është surprizuar nga prindërit e tij.
I përmalluar pas disa muajve në izolim, nga një spektakël i Big Brother VIP në tjetrin, banori ka përqafuar në lot të ëmën dhe të atin duke u shprehur atyre rëndësinë që kanë për të.
I penduar për shqetësimet që ju solli prindërve që nga fëmijëria derisa u formalizua në tregun shqiptar si artist, Gjesti u ka kërkuar atyre falje për çdo hidhërim apo lot që ju ka vënë në sy.
Gjesti: Çdo send që kam bërë, e kam bërë veç për ju, vetëm që ju të ishit mirë, nëse ju s’jeni mirë mua s’më hynë në punë asgjë.
Babai i Gjestit: Çdo i ri mund të bëjë gabime. Tani je rritur kështu që unë të kam falur gjithçka.
Më pas Gjesti ka vijuar të hap dhomën tjetër, nga ku ka dalë nëna e tij. I përlotur dhe tepër i përmalluar ai e ka përqafuar fortë.
Mami i Gjestit: Besi, je mërzitur. Mos më bëj të qajë edhe unë. Ngrije kokën, shihe nënën.
Gjesti duke përqafuar në lot të ëmën: Vetëm pak më lërë këtu, vetëm pak.
Mami i Gjestit: Dua të të shoh edhe unë…
Gjesti: Të ta puth syrin…
Mami i Gjestit: Edhe unë ty.
Babai i Gjestit: Ne e ndjekim pa ndalim Big Brotherin, vazhdo kështu. Je duke bërë një lojë shumë të mirë, bëjë gajret se na kënaqe.
Mami i Gjestit: Mos mu mërzit, bëhu i fortë edhe këto ditë.
Gjesti: Vetëm për ju e bëj…
Mami i Gjestit: Bëje për vete, për familjen dhe askënd tjetër.
Babai i Gjestit: Kur ishte i vogël flinte me mua dhe më thoshte edhe kur të rritem dhe martohem prapë do të fle me ty. Tani që është rritur më ka harruar…
Gjesti: Çdo gjë bëjeni për familjen, bëni dicka, s’mund t’ua ktheni gjithçka që kanë bërë për ju. Çdo gjë për ju e bëj. Mami më ka thënë ke me na harru kur të martohesh. Edhe kur të martohem s’dua të ndahem nga ju, por të jemi bashkë. Ju dua, më prisni.