Valbona eliminohet nga gara, refuzon të përcillet nga Laerti apo një pjesë e banorëve te dera e kuqe: Stop!

Valbona eliminohet nga gara, refuzon të përcillet nga Laerti apo një pjesë e banorëve te dera e kuqe: Stop!

Valbona Mhilli është personazhi që ka lënë Big Brother VIP 4, pas një nominimi të vështirë ‘kokë më kokë’ me Laertin.

Publiku ka vendosur dhe Valbona i jep fund rrugëtimit të saj në shtëpinë më të famshme, pa pranuar të përcillet nga banorët e tjerë ashtu sikurse e do tradita. Të vetmit që e kanë përciellë te dera e kuqe ka qenë Jozi, Gjesti dhe Loredana. Ndërsa insistimit të Laertit për ta takuar, Valbona i është përgjigjur duke thënë: Stop, faleminderit. Suksese.

Laerti: Valbona…

Gjesti: Nuk ka Valbona, kur nuk e ke dashur po ik. Ruaju…

Laerti: Mos na bëj avokatin mbrojtës ti, nuk ke punë në këtë gjë.

Jozi-Valbonës për Laertin: E pe reagimin?

Valbona vijon takimin me Loredanën ndërkohë që Laerti e thërret: Lori, të dua shumë dhe shumë suksese.

Gjesti-Laertit: Mos hajde këtu për lojë.

Laerti-Gjestit: Na lërë rehat.

Gjesti-Laertit: A e ke dashur ndonjëherë?

Jozi-Laertit: Të ishe nga ata burra, dilje ti i pari. Dil, pse vjen kot në minutën e fundit.

Jozi-Valbonës: Shpirt…

Valbona-Jozit: Forca vëllai, vazhdoje lojën dhe tregoju kush je. Jam krenare për ty.

Laerti: Valbona…

Valbona: Suksese Laert…