Dasmë në Big Brother VIP! Të ‘kurorëzuar’ nga Ledion Liço, Gjesti dhe Egli i thonë ‘PO’ njëri-tjetrit

Dasmë në Big Brother VIP! Të ‘kurorëzuar’ nga Ledion Liço, Gjesti dhe Egli i thonë ‘PO’ njëri-tjetrit

Një tjetër dasmë ka ndodhur në “Big Brother VIP 4”, vetëm pak ditë nga finalja e madhe e 19 prillit.

Nisur nga kërkesa e Gjestit, “Vëllai i Madh” organizoi një dasmë tradicionale për të dhe Eglin. Një event special i organizuar në zonën “Storm Arena”, ku nuk munguan të ftuarit specialë. Shumë ish-banorë si Loredana, Valbona, Tiri, Livia, Klajdi etj. morën pjesë në këtë ceremoni si të ftuar, ndërsa dy opinionistët, Arbër Hajdari dhe Neda Balluku kishin rolin e dëshmitarëve.

Por surprizat nuk mbaruan me kaq, sepse ai që i kurorëzoi ishte pikërisht moderatori i këtij programi, Ledion Liço, i cili shpalli burrë dhe grua Eglin e Gjestin pasi i thanë ‘PO’ njëri-tjetrit. Pasi shkëmbyen puthjen e tyre, filloi muzika, me dy artistët e mirënjohur, Remzie dhe Nexhat Osmani, të cilët “ndezën” atmosferës e dasmës me këngët e tyre.

Ceremonia vijoi për disa orë, e cila u transmetua drejtpërsëdrejti në dy kanalet e “Big Brother VIP” në DigitAlb.