A do të ketë vazhdimësi marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë? Gjesti në udhëkryq, Egli: Më dhëmb shumë, por…

A do të ketë vazhdimësi marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë? Gjesti në udhëkryq, Egli: Më dhëmb shumë, por...

Një histori me plot dinamika ajo e Gjestit dhe Eglit në Big Brother Vip Albania.

Një marrëdhënie që lindi dhe lulëzoi(?) nën dritat e projektorëve… Nëse 100 kamera kanë qenë duke i vëzhguar, për ne dhe të gjithë publikun që ka i ndjekur çdo moment të tyre ngrihet pyetja; çfarë do të ndodhë me çiftin kur të dalin nga dera e kuqe?

Nga anon peshorja, nga përputhshmëria apo mos përputhshmëria mes tyre?! I pyetur për këtë, Gjesti shihet në udhëkryq.

“50/50”- tha ai.

Ndërsa, për Eglin marrëdhënia ka qenë e fortë. Duke theksuar se ka bërë shumë dhe ndoshta edhe më shumë sesa do të duhej, finalistja u shpreh se dëshiron ta vazhdojë romancën me këngëtarin edhe jashtë.

Por, po nëse Gjesti nuk do të dojë ta vazhdojë marrëdhënien jashtë?

“Nuk kam minimalisht as dëshirën për të bërë një përpjekje, më dhëmb shumë por jeta vazhdon. Nëse ai do të vazhdojë jetën e tij edhe unë do të vijojë timen”, përmbylli Egli.