Egli, finaliste e katërt e Big Brother VIP 4: Fitues është Gjesti!

Egli, finaliste e katërt e Big Brother VIP 4: Fitues është Gjesti!

Egli është finaliste e 4-të e Big Brother VIP Albania.

E kënaqur me lojën e bërë gjatë këtij sezoni, artistja ka falenderuar familjen e Top Channel që i dhanë mundësinë për të qenë pjesë e këtij formati. Ndërkaq, e pyetur se kush e fiton BBV, finalistja përgjigjet: padiskutim Gjesti.

Neda: Mendoj se do të mbahesh mend si vajza që të keqkuptuan, të luftuan dhe në fund do të përfundojnë të gjithë duke të imituar.

Arbri: Ke bërë dhe ke marrë maksimumin.

Egli: Kam marrë shumë, kam ndjerë shumë. Jam falënderuese në radhë të parë Zotit që ka përzgjedhur këtë fat për mua. Një falënderim të veçantë për Sara Hoxhën për këtë mundësi dhe për punën e saj kolosale, që ndoshta është e vështirë për tu vënë re, por ndjehet shumë kur je aty brenda. Faleminderit të gjithë publikut që më ka suportuar. Faleminderit për çdo pikë loti dhe buzëqeshje që keni derdhur së bashku me mua.

Arbri: Kush e fiton Big Brother VIP.

Egli: Padiskutim që Gjesti.