Gjesti, fitues i sezonit të 4-të të Big Brother VIP: U kry çdo sen’!

Gjesti, fitues i sezonit të 4-të të Big Brother VIP: U kry çdo sen'!

Gjesti është fituesi i sezonit të 4-të të Big Brother VIP Albania.

Pas një edicioni spektakolar dhe një gare tepër të fortë mes tij dhe Rozanës, publiku ka përzgjedhur atë si fitues.

Në një mesazh pas fitores, Gjesti – i mbështjell me flamurin e Kosovës – ka falenderuar familjen dhe publikun për mbështetjen duke shtuar: u kry çdo sen’.

“Faleminderit të gjithë shqiptarëve që keni votuar për mua anë e mbanë botës. E di që e kam merituar. Faleminderit Zotit, familjes, publikut të dashur. U kry çdo sen’!”- tha Gjesti.