U shpall zyrtarisht finalist i tretë i Big Brother VIP, Laerti: Aspak i zhgënjyer, jam pishman që…

U shpall zyrtarisht finalist i tretë i Big Brother VIP, Laerti: Aspak i zhgënjyer, jam pishman që...

Laerti është shpallur zyrtarisht finalist i tretë i Big Brother VIP.

Aspak i zhgënjyer me renditjen në këtë rrugëtim, aktori u shpreh se i kishte paraprirë rezultatit dhe se e vetmja gjë për të cilën bëhet pishman, është se nuk ka pranuar t’i bashkohej më herët BBV.

I pyetur kush e fiton sezonin e 4-të të BBV, Laerti tha Rozana.

Ledioni: I zhgënjyer?

Laerti: Jo, aspak… E dija që do të ishte kështu.

Ledioni: A je pishman?

Laerti: Pishman nuk jam për asgjë. Bëhem pishman që nuk kam pranuar të vija më herët në Big Brother VIP.

Neda: Jam shumë e lumtur që disa njerëz mund ta gjejnë veten tek ty dhe ti arrite të mbërrish në finale.

Arbri: Më vjen shumë mirë që me këtë rrugëtim ti na tregove një Laert tjetër, shumë ndryshe nga ai që kisha krijuar perceptim në media. Megjithë vështirësitë e lojës, ti arrite të përçosh te publiku disa mesazhe të rëndësishme që besoj se kush ka mend në kokë dhe sy për të parë e ka marrë atë mesazh. Kush duhet ta fitojë Big Brother VIP për ty?

Laerti: Rozana. Dua të bëj një falenderim. Falenderoj familjen e madhe të Top Channel, nga roja që më ka hapur derën sa herë kam ardhur, deri tek drejtuesja e projektit, Sara Hoxha për këtë produksion fantastik që besoj e ka zili jo vetëm Shqipëria, por e gjithë Europa.